Forumi Kuq E Zi
Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 2 e 2]


1Gjakush Tana- Lirika me Shi - Faqe 2 Empty Gjakush Tana- Lirika me Shi 7/9/2011, 21:41

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
First topic message reminder :

VETMIA MË PËRPIN


Më ka hapur gropat - vetmia më përpin
në orët e vona të mesnatës një kumt më pervloj
agimi s'kishte dritë - errësira më shitoj!

Çastet e meditimit - më kanë vënë shalën në tru
Uni im zgjat pa fund - por s'arrin askund
meridianet tua - të ngrysura nga harrimi!

Gjithçka rreth meje shkon e përhumbet pa vetëdije
fytyra engjëllore bleron lulezonjë , plot dlirësi
Unë vushkem në heshtje - i shndërruar hi!

E ndjeni tufanin që ka rrëmbyr stinët me hidhërim
e ndejni se hyra në ferrin e Dantes të shkyej rrathet e mundimit
e ndjeni se vdes me heshtjen time në krijim?

Le te flasë një ditë gjuha e prerë - trupi cung i mbetur
për sytë e verbër që kurrë nuk të panë
Zemra dhe shpirti - për TY , me dëshira thanë... !

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
TI SI DRENUSHA



I kam vënë binarë , synimi më shpie atje
ku më fle zemra e, syri pa gjumë rri .
Ti si drenusha - hapëron në largësi!

Ia gjeta ritmin këngës dhe çelsin për nota
janë shtylla që ngriten vargjet në sonet
emrin tënd përshpërit - shpirti nëpër net !

Kjo kohë sa vëngër më ka shikuar fatin ?
Ikën edhe vitet me lot në pusi,
luleborë rrëzë mali - Ti ,mall e ëmbëlsi!

Kush e mban shënjestrën të shigjetojë dëshirën
të zverdhen dhe pishat duke bërë ngashërim
çfarë kukudhësh ditëve u sjellin errësim!

Në sa kopje dalin të krijojnë mister
thurrin thashethëna sikur ndërtojnë kosh
Por, u mbesin pezull ! Me mashtrimet bosh!

I kam vënë binarë synimi më shpie atje
se më mërgoj zemra krijoj një shpresëmirë
agimdita ti - për shpirtin e ngrirë !

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
MINIATUARA : Do të bëhem lot


1.Një ditë - kur të mungoj!

Mos më kërko në jug e veri !

Do të bëhem lot - të pikoj,

nga qielli - për të bleruar ti!



2.Tani, nuk jam ndër të gjallë!

Më preku në damar një shfrim !

I verbuar endem me sytë në ballë ,

më shpiejnë në vend-varrim!



3.Të shenjtërova ! Yll të bëra !

i di të gjitha ato ndodhi!

Ra furtuna - u shemb rëra

Kalaja shpresë - u ngri !



4.Për një çast u bëra i "shtirë "

Një jetë pa jetë u shua!

Po deshe më bëj dhe xhevahirë

-dhe shekujt ! Nuk i dua!

5.Jam shndërruar në mërgatë

bart dhembje , bëhem hi!

Më ndjek kukama me shamatë

- se të desha Ty!

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
S'MUNDEM TË JETOJ PA TY







Mos më thuaj se ndjen mall

mos më thuaj se ke lot në sy.

Unë të thash se jam në hall

s'mundem të jetoj pa ty !



Ky pikëllim që më mbulon

cdo çast ty të sjell n' kujtim,

ti drenushë që zë hapëron

shpresë e jetë më sjell gëzim!



Jo! Nuk kërkoj asgjë nga jeta

ti je jeta që më bën dritë,

ti më krijon shumë të vërteta

edhe kur më lotojnë sytë !



Serish të them se shumë të dua

nëse tretem e bëhem hi...

buzëqeshja jote bëhet krua

dhe unë bleroj përsëri ....

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
DIGJEM BLERTË


Vjen me rrebesh shiu dhe më ndez damarët !
Vjen të shuash etjen e shkretëtires sime mall,
ku e blerta dashuri ka hap krahët e pushtimit!


Digjem blertë ! Me vargje bëj dritë
rimat si pika shiu e qullin horizontin
të krijojnë ritmin e prehjes që vlon!


Ti je dhembshuria! Dashuria! Perëndia !
Gof i mbledhur në sylynjarët e etjes
që shfaqesh çdo çast ! Më rrëmben çdo rast !


Me arrna jete mbulohem! Pa Ty zverdhem si vjeshta !
Dhe ndizem e perndizem si blerimi !
Kur vjen Ti ! Ortek i blertë - jehonë kushtrimi!

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
BËHU SHKËMB !




Kur loti shpërthen si vullkan
është thyer në shpirt diçka
është shtrydh e ndrydhur zemra
për këngën që zverdhet
tek fjala e dhënë !

Bëhu shkëmb e mblidh durimin
se jeta ka horizonte befasie
gjithmon një yll është meteor
që rri ndezur në kujtime
dhe bëhet Diell i mallit !

Mos m'i thuaj ato që i dijmë
të pa thëna le të mbesin dëshirat
ku përmbyten e lagen me lot
që shpërndajnë ndjesi dashurie
dhe mbesin në rrugëtim...!

Do te vijë ai çast ndonjeherë
të flasim me bebza syri
Për të mos perjetuar ndarjen
se bisturia e mallit na gërryen
në pritjet shekullore ...

https://kuqezi.albanianforum.net/

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Pa titull



Se di si lindi , përse më frymëzoj

ajo natë që ishim bashkë ne të dy,

në vargje përpiqem të shpjegoj

domethenien e lotit në sy!



Se di si ndodhi, përse gjithë ai mall

kur nisi gurra me aq dallgë vërshimi

nuk arrijë të kuptoj e kurrë t'i ndal -

lotët e mallit - nga pikëllimi!



Se di prej nga ,përse furtuna

e shpërndau atë kala Amuri !

Në beteja bijnë e vriten heronj

por, gjithmonë valon flamuri !



Se di përse, por e di qëllimin ,

e nisëm me lutje - doli shqetësim ,

pas gjumit të rëndë pasoj vdekja,

pastaj , dashuria i dha blerim!

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gjakush Tana: KËSHTU ËSHTË ROBËRIA !
U turrët si hijena ju zvarranikët e Kaukazit,
si u del pamja për veprat - dukeni surretër !
Përse në vend të vajtoni ia plasni gazit ?
Nga etja e krimit - dukeni lugetër!

Sa dhunë ushtruat të prishni Arbërinë,
sa tiranë i ngritët në buste , lapidarë !
Për gëzimin e shqiptarëve e nisët stuhinë,
pas shpine me dredhi u ngulët hanxharë !

E skuqet detin gjak kur betë krim në Tivar!
Ne sa gropa malesh e gjakosët blerimin?
Në Monopol vratë mijëra shqiptarë !
me koka të prera në lojë ndjejtë gëzimin ! Me emra kriminelesh emëruat shkolla e fabrika
Nëpër sheshe qytetesh ngritët buste krimi!
Bijtë e shqipes i vratë i pretë me thika
e përjetuan robërinë , me sytë nga agimi!


Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 2 e 2]

Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons