Mashkulli i jashtëzakonshëm di ku të prekë një femër. Në vazhdim mund të lexoni disa vende më të preferuara te meshkujve ku prekë apo ledhaton një femër.
Duart
Mbajani dorën të kthyer nga pëllëmba dhe përdorni dy gishtërinjtë e mëdhenj për t’ia prekur pëllëmbën butësisht ndërsa gishtërinjtë e tjerë prekin pjesën e mbetur të dorës. Përshkojeni çdo gisht derisa t’i keni prekur të gjithë dorën. Shembull: Vendoseni gishtin e saj të mesit në gojën tuaj dhe thitheni butësisht dhe më pas kërkojini asaj të bëjë të njëjtën gjë… por jo gishtit tuaj.
Kyçet e duarve
Mbajani dorën, me pëllëmbë dhe prekeni butësisht me majat e gishtërinjve deri në kyçe dhe parakrah, ndërsa e pyesni si i ka shkuar dita. Pas disa minutash përkëdhelje, përdorni buzët, dhëmbët dhe gjuhën: Kafshojeni butësisht pjesën e brendshme të kyçit të saj të dorës. Shembull: ndërsa i puthni kyçin, vëreni dorën e saj në fytyrën tuaj duke e mbajtur me dorën tuaj.
Koka
Përdorni majat e gishtërinjve tregues dhe gishtërinjtë e mesit për t’i përkëdhelur tëmthat. Më pas, përdorni një dorë për të lodruar me flokët përpara se të përdorni të gjithë majat e gishtërinjve për të masazhuar kokën e saj. Bëjeni butësisht. Shembull: Vërjani kokën mbi gjunjët tuaj ndërkohë që shihni reagimin e saj relaksues dhe vlerësues.
Veshët
Përshkojani veshin me gjuhë dhe pëshpëritini diçka si “Sonte është nata jote”. Pastaj merreni bulën e veshit në gojë dhe lini që buzët tuaja të njoma të rrëshqasin. Më pas përkëdhelni me gjuhë nga poshtë- lart majën e veshit dhe kafshojeni lehtë me dhëmbë.
Shembull: përpara se të bëni këtë, përdorni gishtërinjtë për t’i larguar ngadalë flokët nga veshi, merrni frymë lehtë në qafën e saj dhe pastaj nisuni drejt destinacionit.
Qafa
Shumë femra e adhurojnë gjestin kur largoni flokët e tyre nga qafa me një përkëdhelje të lehtë, puthje, përkëdhelje me gjuhë dhe në dukje të lehta. Shembull: Puthni dhe përkëdhelni me gjuhë zonën rreth klavikulës ndërsa i qëndroni pranë.
Pjesa e brendshme e krahut
Lëkura në atë zonë është shumë e hollë, kështu që edhe prekja më e lehtë mund t’i japë asaj drithërima. Lëvizini butësisht lart-poshtë gishtërinjtë tuaj në brendësinë e parakrahut dhe ledhatojani butësisht kyçin e dorës me shpeshtësinë e rrahjes së pulsit.
Kofshët
Edhe nëse është e zhveshur ose ka veshur të brendshme seksi, ndajani këmbët dhe kaloni disa minuta duke vlerësuar pjesën e brendshme dhe të jashtme të kofshëve të saj me duart dhe buzët tuaja. Mos kafshoni. Dhe qëndroni larg… tani për tani. Shembull: Përkëdheleni me gjuhë zonën mes kofshëve dhe përfundoni në pjesën e lartme të kofshëve me gjuhë të fortë- ajo do ju dashurojë për këtë.
Pjesa e pasme e kofshëve
Pikërisht aty ku të ndenjurat takojnë kofshët është një zonë e mbushur me receptorë. Këto pjesë janë për t’u përkëdhelur me gjuhë, kështu që përshkoheni me gjuhë secilën nga këto pjesë dhe shihni konvulsionin me kënaqësi.
Nyjet e këmbëve
Nëse jeni duke bërë seks ose sapo keni filluar me lojën, t’i vendosni nyejt e këmbëve të saj në shpatullat tuaja dhe t’i prekni është një mënyrë e mirë për ta eksituar. Përkëdhelni secilën me duar dhe më pas puthini nga njëra anë në tjetrën.