Forumi Kuq E Zi
  Fjalori i Adoleshenteve ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
  Fjalori i Adoleshenteve ! Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
  Fjalori i Adoleshenteve ! Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
  Fjalori i Adoleshenteve ! Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1  Fjalori i Adoleshenteve ! Empty Fjalori i Adoleshenteve ! 26/8/2011, 18:21

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Të ndihesh “injorant” përballë një adoloshenti, Gjimnazistët kthejnë në modë fjalorin e pakuptueshëm

“-O Robo, ç’kemi. - Përgjigjet shoku - Më iku zari, isha me një tribale sot. Ia kthen tjetri- Oho, ti je Toç kukulle plako- po hë si vajti? -E hodha zarin por përfundova në rrugë boshe se I kishin ardhur hallat nga amerika. -Po ty si të eci.-iç, me një bundër sot”.

Përballë një bisede të tillë, çdo i rritur do ndihej “injorant” dhe sado të kruajë kokën e të hapë libra, nuk mund ta “gjente gjallë në botë” kuptimin e bisedës së fëmijës së tij të bërë në telefon. Kjo është gjuha e sotme e adoloshentëve të cilët preferojnë të merren vesh me njëri –tjetrit duke formuar e modeluar kode, që përdoren nga ata, e vetëm nga ata. Në kafe e ambiente shkolle, adoloshentët nuk përdorin më fjalë të përhershme, kuptimin e të cilave i dinë të gjithë. Por ata kanë gjetur një kod të përbashkët, që përdoret vetëm prej tyre. Nëse më të rriturit, do të dëgjojnë një bisedë të koduar kastile prej adoloshentëve të sotëm, nuk kanë për të marrë vesh asgjë. Aq më keq një prind. Fëmija e tij mund të “thurë plane” fare mirë në telefon para tyre, dhe ata të mos kuptojnë idenë e qartë të kësaj bisede.
Një fjalor I tillë, I hasuar kohët e fundit, kryesisht nëpër gjimnazet e Tiranës është kthyer në një ritual të pashmangshëm për të gjithë adoloshentët e kësaj moshe. Nëse dikush do të përdorë fjalë, të cilat janë hasur më parë, atëherë do të konsiderohet nga shokët si “toç kukulle”, �Zhargoni
Duket se askush nuk reagon përballë një fjale apo shprehje të adoloshentëve, pasi në të vërtetë nuk ua dinë kuptimin e tyre. Nëse një adoloshent do të thotë “bundër”, prindi nuk ka si ta kuptojë se I biri ka qenë me një femër të përdalë. Nëse thotë “mallisht”, sërish prindi nuk ia pret mendja se fëmija I tij merr drogë. Nëse adoloshenti do të thërrasë “teze” e ëma vetëm sa do të gëzohet duke menduar se I erdhi që larg e motra. Por në të vërtetë, kuptimi I saj përdoret për një femër të shëmtuar. Prindi nuk do të kuptojë as fjalorin e “masturbimit” i cili është koduar së fundmi prej adoloshentëve si “rrugë boshe”. Dhe bën vaki dhe të lemeriset, kur fëmija thotë se kam një “bombë”, por e ka fjalën për një cigare, puro e fortë. Më kot prindi do të mundohet të gjejë as “hallat nga amerika”, kur bëhet fjalë për periodat tek femrat, apo të gjejë kuptimin e “lekngrënëses bushtër” e cila përkthehet me numrin 141 të telefonisë celulare.

Panorama

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
1200-sh – spiun, person që nuk mban sekretin, i bindur ndaj më të mëdhenjve - Më përjashtuan nga shkolla sepse një 1200-sh i tha drejtorit për mua.
zogule – vajzë simpatike, e vogël - Do rritesh zogule, ku do shkosh nga ne do vish.
bush – njeri negativ - Po të jenë të gjithë si puna jote, bushra, ne duhet të vdesim.
lac – djalë që do të duket si i fortë - Ai është lac, fryhet kot së koti.
të zinjtë – policat - Të kesh kujdes nga të zinjtë se po të hodhën në dorë ta ndërruan fenë.
aerodrom – djalë pa, ose më pak flokë - Ia more dhe Rinasit, të është bërë koka pistë aerodromi.
drejtor i zyrës – drejtori i shkollës, zyrë sërish me kuptimin banjë - Jepi të fala drejtorit të zyrës dhe thuaji të na shuaj m. –të.
pompë – zemra - Ia dha pompa rock ‘n‘ roll sa e pa, e kupton.
elektrodë – cigare të holla - Kam nja ca elektroda se ato të tjerat s‘i duroj dot fare.
e zezë, kërp, bixh – hashash - Sihim në shpi nisëm të zezën, u bë oxhak brenda s‘merrje dot frymë.
kuçerdra – mësuese - Ajo kuçedra e letërsisë është nmjeri i mirëbordellacion – shkollë - Po shkoj pak në burdellacion, të marr librat e do iki.
borzilok – djalë pa personalitet, i urtë, peshkop - Këta borzilokët të rrinë në bankë të parë e të mos ia bëjnë gëk.
kthesa e kamzës – vajza me këmbë jo të drejta - Më mirë të mos dalësh nga shtëpia kur je si Kthesa e Kamzës.
pantera – femrat e bëshme, seksi - Një panterë si kjo të kisha e s‘doja gjë tjetër.
e palosa – e bëra për vete, e përvetësova - Iku dhe ajo, e palosa, më pranoi përfundimisht.
Bazut – i zgjuar - E kapi që do t‘i fusja golin, ia bëftë Zoti hallall bazutit.
Dak, çun me norma – djalë i respektueshëm nga shoqëria - Ai është çun me norma, nuk e lë asnjëherë shoqërinë në baltë.
Bundra – vajzë e përdalë, prostitutë - Ajo duke që është bundër që nga mënyra se si sheh.
Levë – djalë i fuqishëm - Mos u merr me atë. Nuk e sheh që është levë.
Porcion njeriu – njeri trupvogël - Atje ku ka këmbët ka dhe kokën, porcion njeriu domethënë.
Trampolino – njeri mendjelehtë - Aiështë trampolino, një herë është pro e një herë kundër.
Shtatë penxhere – burg - Kur të vizitosh shtatë penxheret atëherë flasim për jetën bashkë.
Universitet pa mungesa – burg - Nëse do të jesh rehat ik në universitetin pa mungesa të mësosh mirë. Bombë, granatë – cigare e rëndë, puro - Më jep një bombë (granatë) se më kanë mbetur vetëm ca elektroda.
Hudhër – çëmçakëz - Më jep një hudhër se mbaj erë duhan.
Panatallona me ajërosje – pantallona me pjesë të rrjepura - I paske marrë me ajërsje të të ftohen pjesët.
TDF – kuptimi origjinal: të dua fort, të dashuroj fuqishëm, përdoret: të dhj... fenë - Ia DF atij kokrrës.
Hallat nga Amerika – periodat - Më kanë ardhë hallat nga Amerika, ndaj nuk vij dot për në det.
Lëvizës – makinë - Kam ndërmend të marr një lëvizës, se me këmbë nuk bçhet fjalë të vij.
Rrugë boshe- masturbim - Na ra keq fati dje me panterën, prapë morëm rrugën boshe.
Parkingu I vjetër- rikthimi tek e ish e dashura - Nuk ka si parkingu i vjetër, ngado të shkosh aty do kthehesh.
Mësimore- prostitutë - Ajo është e mrië, por për mësimore jo më shumë.
Kuti votimi- prostitutë- Mos shko me atë, është bërë si kuti votimi
Tribale- femër moderne me tatuazhe - Mua më pëlqejnë tribalet, mbushur trupi me tatuazh.
Bërthamë e thyer- zyshat dhe vajzat e kaluara në moshë - Ajo mund të ketë qënë tribale dikur, por sot është bërhtamë e thyer. HAHHAHAHAHAHAHAAHAA SHUME E FORTE...

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
ahahah sa te forta kto ahahah

https://kuqezi.albanianforum.net/

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons