Moskë, 28 nëntor 2012 – Data fatale e 21 dhjetor 2012 po afron. Ka nga ata që me të vërtetë besojnë se shkatërrimi i planetit tonë po afrohet me shpejtësi. Përveç librave të shumta dhe DVD-ve në shitje në Rusi kanë parë të arsyeshme për të krijuar një produkt që e pretendojnë si një kit për ti mbijetuar fundit të botës.
Përmban: një kuti peshku, një pako biskota, një bllok shënimesh, ilaçe, një fletore, një laps, sapun, një copë letër ku ju mund të shkruani emrin tuaj, mbiemrin, datën e lindjes dhe të dhëna të tjera dhe, sigurisht, një shishe e vogël vodka, gjithashtu ofron një pjesë litari (pa specifikuar se për çfarë do të shërbejë)
“Kit anti-apokalipsi” ka filluar të shitet në Rusi. Kushton 890 rubla, rreth 22 euro dhe premton kujdes dhe rehati për çdo eventualitet që mund të ndodhë në datën e 21 dhjetorit.
Apokalipsi-mania është përhapur shumë në këtë vend. Javën e kaluar, në Simferopol, Ukrainë, janë hapur kurse për ti mbijetuar fundit të botës./noa