Një foto spektakolare të Saturnit dhe unazave të tij, nga një pozicion interesant realizoi anija kozmike “Cassini”, më konkretisht në anën e padukshme të planetit, në kohën kur ndriçohej nga Dielli në anën tjetër të tij. Rezultati nuk ishte vetëm një foto mahnitëse, por edhe një mundësi e rëndësishme për astrofizikantët që të shikonin hollësira për unazat e planetit dhe atmosferën e tij.
Anija kozmike e NASA-s ndodhet pranë Saturnit këtu e tetë vjet. Pas Saturnit ndodhet Toka, e cila nuk është e dukshme për shkak të hijes së planetit. “Nga të gjitha fotot e Saturnit (60 në numër), më spektakolaret u realizuan nën hijen e planetit”, thanë ekspertët e NASA-s./AlbStroka/