Mjekët po përqafojnë syzet inteligjente të Google
Syzet inteligjente të Google për momentin nuk janë hedhur ende për masat në treg, duke mbetur në fazën e testimeve. Por në Shtetet e Bashkuara, ata që po përfitojnë më shumë prej kësaj teknologjie duket se janë mjekët.
Falë aplikacionit “Augmedix”, mjekët po përdorin gjithnjë e më shumë “Google Glass” për t’i lehtësuar punën vetes. Përmes syzeve mjekët mund të rishikojnë kartelën klinike, të dërgojnë të dhënat e pacientit të tyre drejtpërdrejtë për t’u analizuar ne laborator, apo nga një shërbim më i specializuar e madje edhe të operojnë përmes tyre.
Në Torino, në muajin mars u krye për herë të parë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër duke përdorur “Google Glass”.
Shërbimi kushton pak dollarë në muaj dhe me kohën e kursyer mjekët mund të vizitojnë më shumë pacientë, t’u përgjigjen telefonatave, të kërkojnë rezultatet nga laboratori apo një ndihmë më të specializuar nga larg e shumë të mira të tjera”, thotë Ian Shaki, bashkëthemelues i aplikacionit të lindur në një laborator të Universitetit të Stanfordit.
Shaki thotë se nëse për konsumatorët “Google Glass” janë një mjet luksi, për mjekët po shndërrohet çdo ditë në një mjet tejet i dobishëm në punë. Deri më tani janë mbi 30 klinika dhe spitale në Shtetet e Bashkuara që kanë përqafuar këtë teknologji dhe numri rritet me ritme të shpejta.