Drejt të panjohurës: Europa dhe Ganimedi do na “tregojnë” për jetën në hapësirë
Nëse ka jetë në sistemin diellor, vendet më të mirë për ta kërkuar janë satelitët e Jupiterit: Europa dhe Ganimedi, që së bashku me Calliston do të jetë mes objektivave të misionit JUICE (Jupiter Icy moons Explorer), i programuar për vitin 2022. Pas një udhëtimi prej pothuajse 8 vitesh, sonda do të kryejë një seri fluturimesh pranë Callistos dhe Europas përmara se të hyjë në obitë përreth Ganimedit. Mendohet që të tre hënat kanë oqeane uji nën sipërfaqes së akullt. Kushtet nënsipërfaqësore të Europas janë krahasuar me ato të liqeneve të mbuluar nga akulli të arktikut.