Për herë të parë NASA siguron foto
të planetit xhuxh,zbulime befasuese
Për 85 vjet me rradhë mini-planeti i Plutonit ekzistonte vetëm si një pikë gri në hartën e sistemit diellor në klasat e shkollave, por mbrëmjen e së mërkurës, për herë të parë nga NASA u publikuan imazhe të tij me rezolucion 10 herë më të lartë.
Ajo që u zbulua nëpërmjet imazheve ishin vargje malore të mëdha të krijuara nga akulli, të krahasueshme me Alpet ose Rockies. Imazhet e jashtëzakonshme të planetit të nëntë dhe hënës së tij u realizuan falë një pune të mirë-menduar për rreth një dekadë.
Në duart e shkenctarëve tani ka prova të një aktiviteti gjeologjik, kratere vullkanike dhe male me akull të krijuara rreth 100 milion vite më parë. Anija kozmike ‘Horizonti i Ri’ iu afrua planetit xhuxh dje, pasi përshkroi një rrugë prej 3 miliardë miljesh që zgjati 9.5 vite.
Alan Stern, nismëtar i këtij misioni ka deklaruar se ‘çfarë zbuluam nëpërmjet këtyre imazheve është asgjë krahasuar me atë që pritet të mësojmë gjatë këtij viti’.