Shpirti i gjyshes bëri selfie në telefonin tim
Trendin e fotografive ‘selfiet’ e ka ngitë në një nivel tjetër, gjyshja që ‘ka ardhur nga bota tjetër’.
Kur Gina Mihai kur e ka hapur telefonin, ka parë ‘selfien’ e gjyshes së saj të vdekur para tre vitesh.
Gruaja 34 vjeç është befasuar kur në telefon, ka parë portretin e gjyshes, që në qafe kishte një gjarpër.
Ajo ka shkuar tek një falltare për të shpjeguar këtë ndodhi, duke marrë një përgjigje interesante.
“Gjyshja jote është duke u ndëshkuar në botën tjetër, për ndonjë mëkat që ka bërë në jetë” ka thënë falltarja, duke shpjeguar gjarprin që e ka në qafë.
Zonja Mihai që jeton në Churesti të Rumanisë, nuk ka shkuar asnjëherë të vizitoj varrin e gjyshes dhe beson se ‘kjo është një paralajmërim për të’.
Në traditën e rumune, të gjallët shkojnë tek varret dhe dërgojnë ushqime për shpirtin e të vdekurve, po ajo nuk kishte dërguar ndonjëherë diçka tek varri gjyshes.
“Isha duke përgatitur drekën dhe telefonin e pata në xhep” ka thënë Mihai, e cila ka shtuar se sapo ka hapur telefonin, e ka parë gjyshen.
Prifti i qytetit Churesti, ka thënë se e gjithë familja duhet të luten për shpirtin e saj dhe të agjërojnë për 40 ditë.