Google blen kompaninë që prodhon robotët mobil për ushtrinë
Sot është thënë se Google ka blerë Boston Dynamics, kompaninë inxhinierike që ka projektuar robotët mobil të kërkimeve për Pentagonin, raporton gazeta amerikane New York Times.
Kompania krijon "robotë që ecin me një sens të çuditshëm të balancit dhe madje kanë lëvizje të ngjashme me ato të majmunëve, të cilët vrapojnë edhe më shpejt sesa njerëzit e zakonshëm" thotë Times.
Google nuk ka dhënë asnjë detaj për shumën e parave të paguara për blerjen e kompanisë Boston Dynamics, dhe tha se nuk e ka në plan të jap ndonjë informacion financiar mbi asnjërën nga tetë blerjet e saj të kompanive robotike, të cilat i ka përvetësuar në 6 muajt e fundit.
Një video e njërit prej robotëve të Boston Dynamics i quajtur BigDog shfaq një robot të zhurmshëm i cili punon me gaz, dhe i njëjti ka katër këmbë dhe mund të ngjitet nëpër kodra, të ecë nëpër borë, të ngjitet në akull dhe madje arrin të qëndrojë edhe drejtë.
Zhvillimi BigDog ka filluar në vitin 2003 në partneritet me prodhuesin britanik të robotëve, kompaninë Foster-Miller, Jet Propulsion Laboratory dhe Harvard.