Ngjashmëri befasuese mes legjendës hindu të përmbytjes së madhe, dhe rrëfimit biblik për Noen
Në vitin 1872, Asiriologu amator, George Smith, bëri një zbulim që do të trondiste botën. Ndërsa studionte një tabelë të veçantë nga qyteti antik Nineveh i Mesopotamisë, ai ndeshi në një histori, që kish qenë e njohur për shumëkënd. Kur Smithi arriti ta deshifronte tekstin, ai kuptoi se tabela përmbante një legjendë të lashtë të Mesopotamisë, e cila ishte e krahasueshme me historinë e Arkës së Noes, nga libri i Zanafillës në Testamentin e vjetër.
Sot ne jemi të vetëdijshëm se mitet e përmbytjeve të mëdha gjenden jo vetëm në shoqëritë e Lindjes së Afërt, por gjithashtu në shumë qytetërime të lashtë në botë. Rrëfime të një përmbytje të madhe i ndesh në: tabelat e lashta Sumere, Deukalionin në Mitologjinë Greke, gojëdhënat e popujve K’iche’ dhe Maja në Mezoamerikë, legjendën Gun-yu të Kinës, historitë e Fisit Lac Courte Oreilles Ojibva të Amerikës së Veriut dhe historitë e popullit të Muisca-s, sa për të përmendur pak prej tyre. Një nga rrëfimet më të vjetra dhe më interesante e ka origjinën në mitologjinë Hindu, dhe ndërsa ka mospërputhje, ajo mbart ngjashmëri të jashtëzakonshme me historinë e Noes dhe të Arkës së tij.
Legjenda hindu e përmbytjes universale është gjetur në disa burime të ndryshme. Rrëfimet më të hershme thuhet të jenë shkruar në Veda Satapatha Brahmana, ndërsa rrëfime të mëvonshme mund të gjenden në Puranas, duke përfshirë Bhagavata Purana dhe Matsya Purana, si edhe në Mahabharata. Këto rrëfime bien dakort për personazhin kryesor të historisë së vërshimit, dhe ky është një njeri i quajtur Manu Vaivasvata. Si Noeja, Manu përshkruhet si një individ shumë i virtytshëm. Satapatha Brahmana, për shembull, ka për të thënë këtë gjë për Manunë: “Jetonte në kohët e Lashta një njeri i shenjtë / i quajtur Manu, i cili, përmes pendimeve dhe lutjeve, kishte fituar mbështetjen e Zotit në qiell”.
Manu thuhet të kishte tre djem përpara përmbytjes – Charma, Sharma, dhe Yapeti, kurse Noeja kishte gjithashtu tre djem – Ham, Shem, and Japheth.
Në librin e Zanafillës, shkaku i shkatërrimit të njerëzimit është ky: “dhe Zoti pa se e keqja e njeriut ishte e madhe në tokë dhe se çdo imagjinatë e mendimeve të zemrës së tij ishin vetëm të këqija / Dhe Zoti pendohej që ai e kishte bërë njeriun në Tokë, dhe vajtonte në zemrën e tij / Dhe Zoti tha , unë do ta zhduk njeriun të cilin unë e kam krijuar nga faqja e dheut; të dy njeriun dhe bishën, dhe zvarranikët, dhe shpendët e ajrit; pasi pendohem që i kam bërë ato”.
Në rrëfimin e Manusë, sidoqoftë shkatërrimi i botës është trajtuar si pjesë e rendit natyral të gjërave, dhe jo si një ndëshkim hyjnor. Është shkruar në Matsya Purana se: “Manu pastaj shkoi në rrëzë të Malit Malaya dhe filloi të kryente tapasyan (meditimin). Mijëra e mijëra vite kaluan. Të tilla ishin fuqitë e meditimit të Manusë, saqë Brahma u shfaq përpara tij. “Jam i kënaqur me lutjet e tua tha Brahma. “Kërkomë një të mirë”. “Kam vetëm një favor që dua të të kërkoj”, u përgjigj Manu. “Herët a vonë do të ketë një shkatërrim (pralaya) dhe bota nuk do të ekzistojë më gjatë. Të lutem më dhuro mua favorin që do të jem unë, ai i cili do të shpëtojë botën dhe fillesat e saj në kohën e shkatërrimit”. Brahma menjëherë ia garantoi këtë favor.
Në legjendën e përmbytjes sipas Testamentit të vjetër, është Zoti i cili shpëton Noenë, duke e udhëzuar atë të ndërtonte një anije. Në versionin Hindu të historisë, është gjithashtu përmes ndërhyrjes hyjnore, në formën e Perëndisë Vishnu, që njerëzia është ruajtur nga shkatërrimi total. Në histori, Zoti i shfaqet Manusë në formën e peshkut të vogël, ndërsa ai ishte duke kryer shpëlarjen e zakonshme të lutjes në një pellg. Manu-ja e mbajti peshkun, i cili u rrit kaq shpejt, saqë trupi i tij zuri të gjithë oqeanin në punë ditësh. Ishte atëherë që Vishnu e shfaqi identitetin e tij para Manusë, i tha atij për shkatërrimin e detyrueshëm, dhe mënyrën për të shpëtuar njerëzimin. Ka gjithashtu një varkë të madhe e cila është e përfshirë në rrëfenjë gjithashtu. Vishnu e udhëzoi Manunë të ndërtonte një anije dhe ta mbushte atë me kafshë dhe fara, për ta ripopulluar tokën:
“O njeri me zemër të mirë, ti ke kujdes në zemrën tënde, dëgjo tani. Shpejt bota do të fundoset nga një përmbytje e madhe, dhe çdo gjë do të vdesë. Ti duhet të ndërtosh një anije të fuqishme, dhe të marrësh me vete litar në bord. Ti duhet të marrësh me vete Shtatë Të Urtët, të cilët kanë ekzistuar qysh nga fillimi i kohës, dhe fara prej të gjitha llojeve dhe çiftin e të gjitha kafshëve, kur ti të jesh gati, unë do të vi tek ty si Peshk dhe do të kem brirë në kokën time. Mos i harro fjalët e mia, pa mua ti nuk do t’i shpëtosh dot përmbytjes”.
Kur koha erdhi, Manu e lidhi anijen tek briri i peshkut, kështu që mund të lëvizte rrotull. Interesante është, kjo nuk do të ishte hera e vetme që Vishnu e shpëton njerëzimin nga shkatërrimi, ndërsa ai do të rishfaqej si avatar në rrjedhën e kohës, për të ruajtur jetën në tokë. Pas përmbytjes, Varka e Noes thuhet të ketë pushuar në malet e Araratit. Ngjashmërisht, anija e Manusë është përshkruar se qe ngritur në majën e një vargmali (Amlet Malaya në këtë rast), kur ranë ujra. Të dy, Noeja dhe Manuja thuhet të kenë ripopulluar tokën, dhe të gjithë njerëzit mund ta gjurmojnë prejardhjen e tyre tek njëri prej këtyre të mbijetuarve të përmbytjes universale./ancient origins