Armata Ajrore Amerikane shkatërron jashtëtokësorin në shkretëtirë
Një krijesë gjigantë në formë të kandilit të detit, është parë në shkretëtirën e New Mexico.
Forcat e Armatës Ajrore Amerikane, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke hedhur bomba në të.
Krijesa e çuditshme që besohet të jetë jashtëtokësore, hidhet në erë pasi të ketë pluskuar më parë, njëjtë sikur bëjnë edhe kandilat e detit.
Re të mëdha tymi janë parë pasi kanë shpërthyer bombat, ndërsa krijesa është zhdukur.
Kjo video e postuar në Youtube, nga një përdorues me emrin Section 51, tregon për vendin ku ka ndodhur ngjarja, si dhe për kohën, por nuk ka detaje të tjera.