Është e vërtetë se të gjithë bëjnë seks dhe shumica janë shumë të kënaqur me të, por nuk janë të pakta femrat që shfaqin disa sjellje tipike që mund të largojnë partnerin tuaj, në mos menjëherë në të ardhmen po. Sipas terapistes së seksit Dr. Xhejn Greer këto sjellje apo gabime janë 3.
Gabimi Nr. 1 - Rrobat e Rehatshme
Të gjithë jetojmë në një botë dhe e dimë shumë mirë se sa e rendesishme është për ne rehatia, dhe askush nuk ju thotë të mos i vishni ato bluzat e pambukut të gjëra e të freskëta, apo tutat (mundësisht me ngjyrat më abstrakte për mendjen mashkullore). Por, nëse jeni në një lidhje ajo çfarë largon një partner të eksituar është pikërisht veshja e një femre me të ashtuquajturat rroba të rehatshme. Në qoftë se doni të sillni diçka të re në jetën tuaj seksuale, largoni një ose dy (edhe të gjitha nuk ju ndalon njeri) prej atyre "teshave". Blini diçka më provokuese, të brëndshme seksi ose rroba të ngushta. Nxirrini në pah format tuaja, e mos mendoni se nuk keni forma sepse po të ishte ashtu atëherë partneri juaj as nuk do t'ju ishte afruar. Dhe, këto rroba eksituese, përpiquni t'i vishni shpesh në dhomën e gjumit jo vetëm për raste te veçanta.
Gabimi Nr. 2 - T'i bëjë AI të gjitha
Ky është ndoshta gabimi më i madh i femrave të cilat shtrihen dhe duket sikur futen në "stand by" duke pritur që partneri i tyrë të shfryjë tensionin e tij seksual. Mos prisni t'ju kërkojë partneri për seks, por të jeni ju iniciatoret herë pas here. Përfshihuni me atë që është duke bërë ai. Të dy keni për t'u kënaqur shumë herë më shumë se normalisht.
Gabimi Nr. 3 - Kritikat
I fundit por jo më i parëndësishmi, femrat kanë prirje të kritikojnë. "Jo ashtu se më vret; Po si nuk e mësove një herë ..." - dhe lista mund të vazhdojë. Që të vijeni në dijeni, nëse ka një buton Shkrehu, ju e shtypni sa herë bëni një kritikë gjatë aktit seksual. Nëse vërtetë doni të kritikoni përpiquni të tregoheni dinake dhe të dashura njëkohësisht. Filloni të tregoni partnerit se çfarë të bëjë ndryshe, më shumë apo në ndonjë "stil" tjetër. Kjo teknikë është mënyra më e mirë jo vetëm për t'u kënaqur edhe ju por ka për të çmendur partnerin tuaj nga kjo femër kaq epshore.
Pra për të bërë një përmbledhje të shkurtër, vishni rroba seksi, shprehuni se si doni që partneri juaj t'ju kënaqë dhe për atë zot (siç themi ne shqiptarët), tregoni dëshirën ju të parat për të bërë seks herë pas here.