Forumi Kuq E Zi
Muzeu i pafajësisë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Muzeu i pafajësisë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Muzeu i pafajësisë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Muzeu i pafajësisë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Muzeu i pafajësisë Empty Muzeu i pafajësisë 14/4/2014, 20:32

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Muzeu i pafajësisë

Muzeu i pafajësisë Muzeu-10

Romani i Orhan Pamukut “Muzeu i pafajësisë” u shkrua pak kohë pas marrjes së Nobelit nga autori më 2006-n. Më saktë ishte libri i parë shkruar pas çmimit prestigjioz. Një fabul e thjeshtë, që duket se rrotullohet tek dy personazhe e që në sfond ka shoqërinë e lartë stambollite, por që në fakt të jep idenë e qartë sesi ka qenë Turqia e viteve ’50-’60-’70. Një mjeshtër si Orhan Pamuku s’pati nevojën e Urës së Ivo Andriqit, sagat e stërgjata ruse, pritjen e gjatë të Markezit apo subjektet e vështira amerikane, për të bërë një histori letrare të vendit të vet. Atij i mjaftoi një dashuri e pamundur dhe sfondi i saj human për ta përshkruar idenë e vet. Një libër voluminoz. I kap dhe i kalon të 600 faqet, që botuesja e tij në shqip Flutura Açka mund t’ja kish kursyer disi vogëlsinë e parezistueshme të shkronjave. Gjithsesi grafika e kopertinës e ka ruajtur shumë afër origjinalin.
Libri është përkthyer nga Drita Çetaku dhe në mos gabojmë për këtë botim ajo edhe është vlerësuar me çmimin e përkthyesit të vitit në Shqipëri. Mbart shumë gabime ortografike, por kjo kuptohet se do të ndodhte me atë vrull dhe atë kërkesë që pati mbi shpinë Shtëpia Botuese, që libri të ishte me rastin e ardhjes së autorit në Shqipëri. Përkthimi është i rrjedhshëm. Mungon pak stili i autorit, që është zëvendësuar me korrektësinë e autores në punë.
Gjithsesi libri është i këndshëm dhe të grish ta lexosh me ngut. Askush nuk mund të kuptojë deri në fund se tragjedia që do të ndodhë është e rëndë dhe e paevitueshme. Kemal Beu, një burrë i pasur, bie në dashuri me një kushërirën e tij të shoqërisë së ulët. Është kaq e madhe kjo dashuri saqë ai braktis të fejuarën, që është pinjolle e një familje me histori për të. Nuk i reziston dot dashurisë për të. Duket se deformohet pak nga pak dhe nuk ka lidhje fare me realitetin për hir të dashurisë së pamundur. Por, nëse mendërisht nuk ka shërim, ka shpëtim prej një vesi që i shfaqet papritur. Ai mbledh e mbledh gjëra të së dashurës së vet. Ato bëhen pjesë e butaforisë së shtëpisë që trashëgon nga e ëma, që në fund do ia bëjë të ditur se e kupton të gjithën këtë aventurë të tijën.
Historia ngërthehet këndshëm kur kohë më vonë e dashura e tij ‘rishfaqet’. Në fakt e gjen ai. Fillon një kërkim shpirtrash indirekt që nuk ka fund. Por në histori është edhe djali që ajo bashkëjeton. Për vite me radhë, kohë letrare të kuptohemi, libri mban një ritëm që i ngjan ecjes së trenit. Të ‘mërzit pafund’ dhe duket se dihet ecuria. Duket se personazhi ynë bëhet pjesë e ëndrrës së vajzës së vet dhe do të shmangë kompleksitetin e pafundëm human, vetëm që ta posedojë. Fysyni, vajza që dashuron nuk i jepet dhe tashmë është e bindur se ka filluar një lojë tjetër. Mendojmë se në shkrimin e romanit Pamuku do ketë qenë në dilemën për përfundimin e tij dhe këtu e gjejmë dhe zgjatimin e pafundmë të temës. Por nga ana tjetër, t’i merr mesazhe të Turqisë. Si “dy pika uji” Turqia e pas luftës së Dytë Botërore ‘ngjan’ me Shqipërinë, por ndërsa Turqia llokoçitet nën presionin e qeverive që ikin e vinë dhe juntave ushtarake, Shqipëria ka vetëm një dhe një pushtet atë komunist. Në aspektin social jemi të afërt. Emancipimi i Turqisë është i ngadaltë dhe është privilegj fillimisht i të pasurve si Kemali, që jo vetëm nuk e fshehin pasurinë por edhe e shijojnë jetën. Autori e kalon me penelata të lehta varfërinë. Thjesht, të tjerët mbijetojnë. Jeta e Fysynit vetëm një moment të duket sesa e vështirë është kur ajo del ende me të ëmën që të bëjë rrobaqepësinë e nevojës.
Kuptohet se është e tepruar metafora “si dy pika uji” sepse Turqia ka një prodhim kinematografik privat që nuk mbahet nga sasia dhe që shpesh synon cilësinë dhe ku Kemali, personazhi ynë, mundohet t’i mbushë mendjen të dashurës së tij se do ta ndihë që të bëhet artiste dhe do ta ngrejë si status në shoqëri. Kjo nuk ndodh. Ashtu si nuk ndodhin shumë gjëra të tjera. E atëherë, për një hop vjen mrekullia. Djali, që e do Fysunin, ikën. Duket më shumë sesa rrjedhë e zakonshme është një zgjedhje fëminore e Pamukut. Megjithatë struktura e tij është e ndërthurur bukur dhe narracioni i zgjedhur në vetën e parë është shumë i goditur.
Fillon historia e vërtetë, por jo shumë e gjatë e lumturisë reale të Kemalit me Fysunin. Përfundon në tragjedi nga kërkesa e vajzës që të bëjë diçka ndryshe me veten e vet. E bindur se do të arrijë atë që ajo do dojë. Por fundin e ka në varr. Të gjithë orenditë, që autori na i përshkruan, se ka marrë gati për çdo kohë, i merr që të krijojë një muzeum, e më shumë akoma të materializojë një ndjenjë shpirtërore kaq cfilitëse. Vetë Pamuku bën një gjë të tillë në jetë dhe kjo është historia e vet, por me një fabul. Të cilën libri e zgjidh me një strukturë të qartë dhe mjeshtëria e autorit është te futja me kujdes në këtë libër-mal të personazheve të tij. Si në traditën e pikturave të klasikëve edhe vetë Pamuku është diku në vepër. Diku si i mefshët dhe pastaj si shkrimtar. Dhe, kur e luan trillin që të flasë për veten, por si Kemali, bëhet interesant:” Në takimin me zotin Orhan vajta i përgatitur. Pa nisur të flisja për Fysunin, i tregova se përgjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit kisha vizituar një mijë e shtatëqind e dyzetë e tre muze të ndryshme nëpër botë, se i kisha ruajtur të gjitha biletat dhe duke gjykuar se kjo hollësi mund t’i tërhiqte vëmendjen i rrëfeva për vizitat në muzetë e shkrimtarëve të tij të pëlqyer”. Pamuku i vërtetë ia merr përsipër librin, por në të vërtetë kur bëhet ky muzeum, autori krejt real Orhan Pamuk ka mbërthyer në një nga faqet e librit një biletë dhe u kërkon vizitorëve ta sjellin në muzeumin real në këmbim të hyrjes gratis. Neve na mbetet në fund imazhi i personazhit, kurse atij vetë vite e vite më vonë në një vend të huaj shikon vajzën e gruas së tij, që i ngjan si e shoqja. Ky është gati epilogu.
Libri ka pasur sukses nëpër botë. Nuk mund të themi se ka qenë i tillë këtu, për shkak të mangësisë së plotë të lidhjes së njerëzve me librin.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons