Prej mëse dy vjetësh ka përfunduar rikonstruksioni i muzeut të qytetit të Bajram Currit, i ndërtuar në fund të viteve ‘70 të shekullit të kaluar dhe i shkatërruar në vitin 1997. Në këtë muze kanë qenë të ekspozuar relike të historisë të Shqipërisë veriore, Tropojës, Malësisë së Gjakovës dhe Kosovës.
Me një investim nga buxheti i shtetit prej 20 milionë lekësh u bë i mundur rikonstruksioni i tij pas 13 vjetësh shkatërrimi. Mirëpo ka dy vjet që kanë përfunduar investimet, është marrë në dorëzim nga Bashkia e Bajram Currit, por asnjë përçapje nuk është bërë për pajisjen e tij me materiale dhe dokumente. Punonjës pranë bashkisë shprehen për “Shekullin” se pasurimi i tij është i vështirë, sepse çdo gjë u vodh në vitin 1997.
Në vitin jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë është i domosdoshëm rikonstruksioni i brendshëm, mobilimi i stendave dhe pasjisja me dokumente arkivore. Muzeu ka qenë ndër më të pasurit në vend, jo vetëm të Tropojës, po edhe të Kosovës dhe trojeve shqiptare. Objekte të veçanta, tashmë të humbura, kanë qenë xhubleta 300-vjeçare e Nikaj Mërturit, pasaporta origjinale e Bajram Currit e vitit 1924, djepi i shpuar nga plumbat në Bytyç në Luftën e Dytë Botërore, historiku i Tropojës dhe Kosovës, (material shkencor rreth 300 faqe) etj.
Sot, pas 15 vjetësh, ky muze ekziston vetëm si ngrehinë. / Gjon Neçaj