Duke filluar nga dita e nesërme ora do të ndryshojë dhe akrepat do të ecin 60 minuta përpara. Në orën 02:00 pas mesnate, akrepat do të zhvendosen një orë përpara, koha do të llogaritet si 03:00 pas mesnate.
Ndryshimi i orës për periudhën e verës bëhet cdo të dielë të fundit të muajit mars. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas oreve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast.
Ora verore zgjat 7 muaj deri të dielën e fundit të muajit tetorit. Ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.
Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë me argumentimin se me realizimin e saj, do të kursehej shumë energji.
Në fillim të shekullit të XX, teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve që i dha dritën e jeshile projektit “British Summer Time” në vitin 1916, ku përfshihej lëvizja e akrepave të orës përpara gjatë verës për të kursyer energji.
Megjithatë, kjo teori jo kudo zbatohet. Disa vende nuk e aplikojnë atë, madje në Rusi pretendohet se ndryshimi i orës rrit depresionin tek njerëzit.
/ Top Channel