Përgjimet, Zuckerberg: I zhgënjyer nga Obama
Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg i shprehu zhgenjimin e tij presidentit amerikan, Barak Obama për përgjimet e Internetit.
I cilësuar si “Ati” i rrjetit të parë social”, Zuckerberg postoi një mesazh në blogun e tij, ku u dukej qarte se ishte i revoltuar për mënyrën se si administrata e Barak Obama po menaxhon cështjen e survejimit të privatësisë.
“I kam kërkuar personalisht Obamës më shumë transparence, por për momentin çdo reformë më duket edhe më e largët. Qeveria amerikane- tha 29-vjeçari – duhet jetë kampion i Internetit dhe jo një kërcënim për të. Kur motorret tane punojnë pa u lodhur për të përmirësuar sigurine- tha ai- ne mendojme se po ju mbrojme kundër krimineleve dhe jo nga qeveria jonë”.
Komentet e tij vijnë një ditë pas raportimeve se Agjensia e Sigurisë Kombëtare, NSA kishte imituar serverin e Facebook-ut për të “infektuar” kompjuterat e shenjestruar. Për NSA, këto raportime nuk janë të sakta.Zedhenesja e Shtepise se Bardhe Kejtlin Hejden tha se Presidenti kishte folur me Zuckerberg-un te merkuren ne mbremje, pas publikimit të raportimeve te fundit në media, mbi aktivitetet e fundit të shërbimeve sekrete te SHBA-se. Por ajo nuk dha detaje te tjera.
Te gjitha faktet qe lidhen me Agjensine Kombetare te Sigurise jane publikuar nga ish-nepunesi i saj, Edward Snowden. Sipas dokumenteve qe ai zoteron, agjensite kishin mundesi te hynin ne nente kompanite me medha te teknologjise: Microsof, Yahoo, Google, Facebook, AOL, Skype, YouTube dhe Aple. Të gjitha kompanite e përmendura, mohuan të ishin të përfshira në këto operacione përgjimi.
/ Top Channel