Misteri më i madh i Perandorisë Inka ishte ekonomia e saj
Në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, Perandoria Inkase ishte më e madhja që kishte parë Amerika e Jugut. Ata ishin të pasur në ushqime, tekstile, flori dhe koka (kokainë). Inkasit ishin mjeshtër të ndërtimit të qyteteve por pavarësisht këtyre ata nuk kishin para. Në fakt, ata nuk kanë patur as tregje.
Me qendër në Peru, territori Inka shtrihej përgjatë majave të maleve të Andeve dhe deri poshtë në bregdet, duke përfshirë këtu toka të Kolombisë, Kilit, Bolivisë, Ekuadorit, Argjentinës dhe Perusë - të gjitha këto të lidhura nga një sistem rrugor kompleksiteti i të cilit rivalizonte të gjitha simotrat e Botës së Vjetër. Perandoria Inka mund të jetë i vetmi qytetërim i përparuar në histori që nuk ka patur klasa sociale dhe asnjë lloj tregtie të ndonjë lloji brenda kufijve të saj. Si e bënë këtë ata?
Shumë aspekte të jetës inka mbeten në mister, pjesëerisht sepse informacioni që kemi vjen nga pushtuesit spanjollë të cilët i shfarosën me efikasitet të madh. Konkistadori Fransisko Pixaro udhëhoqi pak burra në një mposhtje të pabesueshme kundër ushtrisë inka në Peru, 1532. Por nuk ishte lufta ajo që i dëmtoi më shumë. Goditja e vërtetë erdhi rreth një dekadë më parë, kur pushtues europianë padashur lëshuan një epidemi fruthi e dila besohet se vrau rreth 90 përqin të popullsisë inkase. Dijet tona për këto ngjarje dhe ajo që kuptojmë ne për kulturën e erës inkasë vijnë nga pak vështrues, shumica e të cilëve ishin misionarë spanjollë dhe një prifti me prindër të të dyja vendeve dhe historian inka i quajtur Blas Valera, i cili lindi në Peru dy dekada pas rënies të perandorisë inkase.
Pasuri pa para
Dokumentet nga misionarët dhe Valera i përshkruajnë inkasit si mjeshtër të ndërtimit dhe planifikimit të tokës, të aftë për agrikulturë jashtëzakonisht të sofistikuar malore dhe për ngritjen e qyteteve të mëdha që t'i përgjigjeshin "fushave". Shoqëria inka ishte aq e pasur sa mund të përballonte të vinte me qindra njerëz të specializuar për të planifikuar përdorimi agrikulturor të zonave të sapopushtuara. Ata ndërtoni ferma në formë tarracash në anë të maleve me të korra të ndryshme si, patate, misër, kikirikë dhe kungull. Këto vendosish me kujdes që të kishin prodhimtarinë më të lartë sipas temperaturave mesatare që varionte nga lartesia e malit. Ata gjithashtu mbillnin pemë për të mbajtur tokën në kushte sa më të mira.
Arkitektët inka ishin gjithashtu shumë të talentuar, ata palanifikonin dhe ngrinin piramida të stërmëdha, me kanalizime uji të sofistikuara si ato që gjenden në Tipon dhe krijonin tempuj të mëdhenj si Paçakamak bashkë me fortesa malore si ajo e Maçu Piçus. Arkitektët përdornin një sistem me litarë me nyje për të bërë llogaritjet e nevojshme për të ndërtuar në shpate.
E megjithatë, pavarsisht prodhimtarisë së tyre, inkat ja dilnin mbanë pa para apo tregje. Në librin "Inka : Perspektiva të Reja" Gordon Frensis Mekiuan shkruan :
Me disa përjashtime të vogla të gjendura në qytezat bregdetare pjesë e perandorisë, nuk ka pasur ndonjë klasë tregtarësh në shoqërinë inka dhe zhvillimi i pasurisë personale nëpërmjet tregtisë ishte i pamundur ... Disa produkte që ishin të rëndësishëm për inkasit dhe nuk mund të prodhoheshin lokalisht duhej të importoheshin. Në këto raste praktikoheshin disa strategji, si psh ngritja e kolonive në zona prodhimi specifike dhe lejimi i tregtisë të distancave të gjata. Prodhimi, shpërndarja dhe përdorimi i të mirave kontrollohej në mënyrë të qendërzuar nga qevera Inka. Çdo qytetari i jepeshin të mirat për të jetuar nga hambarët e qeverisë ku përfshiheshin ushqime, vegla, materjale bazë dhe të mbathura, ata nuk duhej të blinin asgjë. Duke qënë se nuk kishte dyqane apo tregje nuk kishte nevojë as për valutë apo para dhe nuk kishte asnjë vend ku mund të shpenzoje apo të tregtoje.
Pra, Inkasit e dinin çfarë ishte tregtia, por tregti bëhej vetëm me të huaj jo brenda perandorisë. Sekreti i pasurisë së madhe Inka mund të ketë qënë sistemi i tyre i pazakontë i taksave. Në vend që të paguante taksa në para, çdo qytetar Inka duhej të punonte për vendin. Në shkëmbim të punës së tyre në perandori ata do të merrnin të mirat materjale.
Sigurisht, jo të gjithë duhej të paguanin taksat-punë. Aristokratët dhe oborri i tyre përbënin përjashtim, si disa individë të tjerë të shoqërisë inkase. Një tjetër detaj i çuditshëm i ekonomisë Inka ishte se aristokratët që vdisnin mund të ishin gjithësesi pronarë dhe familjet e tyre ose mirëmbajtësit e pronës mund të vazhdonin të mblidhnin pasuri për të vdekurit. Vërtetë, tempulli i Paçamakut në vetvete ishte një pronë e mirëmbajtur më së miri e një aristokrati të vdekur. Duket sikur inkasit kishin arritur të krijonin idenë e korporatave si persona pavarsisht mungesës së ekonomisë të tregut.
Ushqim, jo pazare
Disa vjet më parë, një grup arkeologësh morën kampione nga lugina Kusko në Peru dhe gjetën prova për aktivitet agrikulturor mijëra vjeçar në zonë, duke përfshirë edhe prova blegtorie, më shumë mundësi të lamave. Në një shkrim ku përmblidheshin gjetjen e tyre, arkeologu A.J. Çepstou-Lasti dhe ekipi i tij sugjeruan se i fokusonin institutet e tyre teknologjike dhe kluturore rreth prodhimit të ushqimit dhe kujdesit të tokës se sa për ekonominë e tregut. Kjo mund të ketë qëtë e nevojshme në një rajon ku thatësirat me shumë mundësi kishin shfarosur një qytetërim të mëhershëm (Uarit) dhe levizjet klimaterike ishin një rrezik i vazhdueshëm. Lulëzimi i Perandorisë Inka rastisi me një periudhë klime relativisht të qëndrueshme, por njerëzit e asaj zone e dinin se kjo nuk do të zgjaste përgjithnjë.
Çepstou-Lasti dhe kolegët e tij shkruajnë :
Shkalla e manipulimit antropologjik dhe transformimi i peizazhit në jugun qendror të Andeve u rrit pas vitit 1100, me shumë mundësi si përgjigje e një sfondi klimaterik të ngrohtë, i thatë dhe deri diku i qëndrueshëm. Zhvillimi i kanaleve ujore nëpër tarracat malore mund të ketë qënë një nevojë në rritje për të mënjanuar kushtet e ujrave sezonale, duke sjellë kështu një prodhim agrikulturor efiçent në lartësi të mëdha. Rezultati i këtyre strategjive ishte siguria afatgjatë e ushqimit dhe mundësia për të ushqyer popullsi më të mëdha. Zhvillime të tilla u shfrytëzuan nga inkasit e Luginës Kusko, të cilët po dilnin si grupi etnik më mbizotërues i rajonit rreth 1200-ës. Një tepricë e shëndetshme agrikulturore e mbështeti potencialin e tyre ekonomik dhe politik duke i mundësuar të nënshtronin shtetet e tjera lokale të pavarura dhe për të centralizuar me efikasitet pushtetin në rajonin e Kuskos deri në 1400-ën.
Pra, si mund të bëhesh zot i një kontinenti pa para? Në rastin e inkasve, me shumë mundësi falë teknologjive që u jepnin terpicë ushqimesh dhe materjalesh tekstile ishin arsyeja e shtrirjes dhe ndërtimit të perandorisë. Ushqimi ishte monedha e tyre; forca e krahut strukturoi ekonominë e tyre.
Debate rreth faktit që Perandoria Inka ishte shteti ideal socialist apo monarki autoritare vezhdojnë ende. E me të vërtetë, inkasit me shumë mundësi patën një perandori si gjithë të tjerat. Udhëheqësit e saj ishin të hutuar nga luftat civile dhe intrigat e vazhdueshme të aristokracisë. Skllevërit dhe punotërt e ngritën perandorinë, por ajo që të bën përshtypje është se ata skllevër e puntorë ishin të mirëushqyer. Ajo që të bën më shumë përshtypje në një kohë ku ekonomia e tregut drejton fatin e kombeve të tëra, një perandori e madhe si ajo Inka u ngrit pa shpenzuar as një qindarkë.