Bota është plot me qytete të rrënuara, por disa prej tyre kanë ngritje dhe rënie aq misterioze sa janë kthyer në burim legjendash. Edhe pse mund ta dimë se kush i ka ndërtuar, disa veçori të secilit qytet bien ndesh me botëkuptimin e kohës moderne. Më poshtë do të lexoni për 8 qytete të cilët nuk janë “kuptuar”plotësisht.
Rreth 9 500 vjet më parë ky qytet në rajonin e Mesopotamisë mbante me mijëra njerëz dhe shumë arkeologë besojnë se është qyteza më e hershme urbane. Por kultura e banorëve të tij nuk ishte aspak si ajo që njohim sot. Si fillim, ata e ndërtuan qytetin si hoje bletësh, shtëpitë ndanin muret me njëra-tjetrën. Në shtëpi apo ndërtesë mund të hyje vetëm nga dyer të cilat ishin të çara në tavan. Njerëzit leviznin nëpër rrugë duke kaluar nga çatitë dhe zbrisnin me shkallë për të shkuar aty ku dëshironin. Dyert shpeshherë dallonin sepse kishin brirë demash dhe familjarët e vdekur varroseshin në dyshemenë e secilës shtëpi. Nuk është e qartë se çfarë ndodhi me kulturën apo njerëzit që jetonin në këtë qytet. Stili i tyre arkitekturor duket se është unik, edhe pse arkeologët kanë gjetur shumë statueta të perëndeshës të pjellorisë që ngjasojnë me të tjera të gjetura në rajon. Me shumë mundësi, kur ky qytet u braktis kultura e tij doli "jashtë" dhe u shpërnda në rajonin e Mesapotamisë.
Si një nga qytet-shtetet Maja më të mëdhenj e më të mirëmbajtur, Palenke është simbol i misterit i të gjithë qytetërimit Maja. Ky qytetërim, i cili u ngrit duke si dominant në Guatemala, Belize dhe Honduras, u zhduk papritmas. Edhe pse ende ka pasardhës Maja në Meksikë dhe Amerikën Qëndrore, askush nuk e di me siguri se pse qytetet e mëdha Maja u rrënuan dhe u braktisën përfundimisht në vitet 1400. Palenke ishte në kulmin e tij gjatë periudhës klasike të epokës Maja prej vitit 700 deri në 1100. Si shumë qytete Maja, ai ka tempuj, pallate dhe tregje. Por Palenke ndryshe nga të tjerët, i ndodhur afër rajonit so të quajtur Çiapas, ka disa nga skulpturat dhe gdhendjet më të detajuara Maja, duke na dhënë kështu informacione historike me bollëk për mbretërit, betejat dhe jetës së përditshme. Hipoteza të ndryshme se pse ky dhe vendbanimet e tjera Maja u braktisën ngrihen mbi lufta të mëdha, uria dhe ndryshimet klimaterike.
I ndodhur përgjatë lumit Misisipi në atë që sot njihet si Shën Luis, Cahokia ishte për qindra vite me rradhë një nga qytetet më të mëdha të Amerikës së Veriut. Banorët e këtij qyteti ndërtonin grumbuj të mëdhënj tokë (kodërza), disa prej të cilave mund të vizitohen edhe sot, dhe sheshe të mëdha të cilat shërbenin si tregje dhe vendtakime. Ka prova të forta që tregojnë se banuesit kishin praktika të sofistikuara agrikulturore dhe se ata i drejtonin degët e Misisipit sipas nevojave për të ujitur fushat e tyre. Sikurse Majat, njerëzit e Cahokias ishin në kulmin e qytetërimit të tyre midis viteve 600 dhe 1400. Askush nuk e di me siguri se pse u braktis ky qytet apo pse ky rajon ishte në gjendje të përballonte një qytetërim urban me dendësi kaq të madhe, rreth 40 000 njerëz për qindra vjet.
Derinkuju është një qytet i stërmadh nëntokësor i cili shkon pas në kohë që prej fillimive të Perandorisë Bizantine. Nuk dihet saktë se kur ka filluar ndërtimi i qytetit, disa kanë ngritur hipoteza rreth shekullit të 7 para erës sonë. Megjithatë qyteti do të ketë marë trajtën e tij të plotë nga viti 500 deri ne vitin 1000, kur ishte 5 kate i thellë me hapsirë për të mbajtur 20 000 njerëz, plus bagëti, kuzhina, një kishë dhe një hapsirë për të bërë verë. Vendasit gërmuan tunele nën shtëpitë e tyre, thellë në shkëmbinjtë e butë vullkanikë të rajonit qendror të Turqisë. Një qytetërim i tërë nëntokësor lulëzonte këtu gjatë kohërave mesjetare, i cili mund të na japë një model për komunitetet e të ardhmes të cilët përpiqen t'i mbijetojnë një apokalipsi.
Për shekuj me radhë, njerëzit arratiseshin drejt kësaj zone për të gjetur një parajsë të sigurtë prej romakë anti-kristianë, banditëve dhe më vonë prej myslimanëve anti-kristianë. Gurë masivë shërbenin si dyer në hyrjet e qytetit dhe tuba ajrosës e mbanin vendin me ajër të freskët për njerëzit që jetonin me muaj të tërë nën tokë. Diku pas shekullit të 10 qyteti u mbyll dhe ekzistenca e tij ishte e panjohur derisa një turk në vitin 1969 në punimet e shtëpisë së tij, padashur, hapi një mur që e futi në një nga tunelet e qytetit.
Ka shumë të dhëna historike të cilat e dokumentojnë qytetin romak të pushimeve, Pompei, i cili u varros nën hirin e shpërthimit katastrofik të Vezuvit në vitin 79 para erës tonë. Dime se qyteti u shkatërrua pjesërisht nga një tërmet vite përpara se të shpërthente vullkani dhe se shumë prej shtëpive më të mëdha ishin të braktisura derisa ndodhi edhe shpërthimi i cili e fshiu qytetin përfundimisht. Gjithashtu, nga të dhënat historike e dimë se Vezuvi filloi të nxirrte tym dhe shkaktoi dhridhje të tokës për disa ditë me radhë. Cli është misteri?
Duke qënë se Pompei u ruajt në mënyrë të përkryer sikur të ishte ende viti 79 para erës tonë, ka me qindra detaje historike të cilat janë të pakuptueshme nga syri i njeriut modern. Si p.sh. statuja dekorative në formë penisi, gdhendje të çuditshme, art të pashpjegueshëm dhe ambjente jetese të cilat nuk kanë lidhje me ato që sheh në një qytet modern. Është ndryshe të lexosh rreth qytetërimit romak në librat e të shkuarës dhe tjetër gjë të kesh mundësi të ecësh në rrugët e një qyteti romak. Misteret e jetës së përditshme janë shpeshherë më të mëdha se sa arsyet pse ra një qytet.
Mbetet edhe një mister nga Perandoria Inka, e cila sundoi pjesë të rajonit që sot njihen si Peru, Kili, Ekuador, Bolivi dhe Argjentinë për qindra vjet me rradhë përpara se spanjollët të pushtonin, shkatërronin qytetet dhe të digjnin libraritë e regjistrave kuipu (gjuha Inka shkruhej me litarë dhe nyje). Edhe pse dimë shumë rreth teknologjisë Inka, arkitekturës dhe agrikulturës të përparuar, të gjitha këto janë të provuara në një nga qytetet e mëdha Inka, Maçu Piçu, ende nuk mund të lexojmë dot ato që kanë mbetur nga sixhadet të cilat kanë fjalët e tyre të shkruara. Gjithashtu, nuk e dimë mirë si mund të mbanin një perandori të madhe pa patur ekonomi të tregut. Kjo është një veçori shumë e rëndësishme sepse kudo në botë qytetet ndërtoheshin rreth tregut dhe hapsirave publike. Si mund të ketë ekzistuar një qytetërim pa një ekonomi të dallueshme?
Në shekullin e tetë para erës tonë, ky qytet legjendar ishte porta hyrëse për në Egjipt, një qytet port i cili ishte i mbushur me monumente të pabesueshëm, tregtarë të pasur dhe ndërtesa të stërmëdha. Sot është krejtësisht i fundosur në detin Mesdhe. Thonis filloi të binte pas ngritjes të Aleksandrisë rreth vitit 300. Me kalimin e kohës rënia u kthye në vetë kuptimin e fjalës, ky qytet u zhyt në detin që një herë e një kohë ishte burimi i pasurisë së tij. Nuk ka ide se si ka ndodhur, por deri në shekullin e tetë qyteti ishte zhdukur. Mund të ketë qënë viktimë e përmbytjeve pas një tërmeti.
Një nga misteret e mëdha të Afrikës jugore është qyteti i stërmadh rrethuar me mure i cili sot njihet si Zimbabve e Madhërishme. Ky qytet ishte shtëpi e rreth 30 000 njerëzve dhe arriti majat e tij nga viti 1200 deri në 1450. Shërbente si zemra e një rajoni tregtar ndërkombëtar që shtrihej prej Kinës dhe Indisë. Pasuria derdhej në qytet nga tokat e largëta, por ishte i pasur me flori edhe nga minierat vendase dhe bagëtisë së madhe. Megjithatë, ka të panjohura për këtë qytet, nuk dihej se sa deri ku shtrihej ndikimi i qytetit, apo kush ishin të gjitha industrite e tij. Qartazi ai ka qënë i përparuar teknologjikisht. I gjithë qyteti është ndërtuar me granit. Metoda e ndërtimit ishte me gur të thatë, gjë që kërkon ekspertë gurëgdhendës. Struktura e sotme është mbi 20 metra e lartë dhe me rrugë-mure të larmishme.
Si shumë qytete kozmopolitane të epokës së tij, Zimbabvet e Madhërishme vuajtën nga një rënie e pashpjegueshme. Uria e shkaktuar nga mbikullotja ose ndryshimi i rrugëve tregtare mund të jenë shkak.
1. Çatalhöyük, Turqi

2. Palenke, Meksikë

3. Cahokia, Shtetet e bashkuara

4. Derinkuju, Turqi

5. Pompei, Itali

6. Maçu Piçu, Peru
Mbetet edhe një mister nga Perandoria Inka, e cila sundoi pjesë të rajonit që sot njihen si Peru, Kili, Ekuador, Bolivi dhe Argjentinë për qindra vjet me rradhë përpara se spanjollët të pushtonin, shkatërronin qytetet dhe të digjnin libraritë e regjistrave kuipu (gjuha Inka shkruhej me litarë dhe nyje). Edhe pse dimë shumë rreth teknologjisë Inka, arkitekturës dhe agrikulturës të përparuar, të gjitha këto janë të provuara në një nga qytetet e mëdha Inka, Maçu Piçu, ende nuk mund të lexojmë dot ato që kanë mbetur nga sixhadet të cilat kanë fjalët e tyre të shkruara. Gjithashtu, nuk e dimë mirë si mund të mbanin një perandori të madhe pa patur ekonomi të tregut. Kjo është një veçori shumë e rëndësishme sepse kudo në botë qytetet ndërtoheshin rreth tregut dhe hapsirave publike. Si mund të ketë ekzistuar një qytetërim pa një ekonomi të dallueshme?
7. Thonis, Egjipt
Në shekullin e tetë para erës tonë, ky qytet legjendar ishte porta hyrëse për në Egjipt, një qytet port i cili ishte i mbushur me monumente të pabesueshëm, tregtarë të pasur dhe ndërtesa të stërmëdha. Sot është krejtësisht i fundosur në detin Mesdhe. Thonis filloi të binte pas ngritjes të Aleksandrisë rreth vitit 300. Me kalimin e kohës rënia u kthye në vetë kuptimin e fjalës, ky qytet u zhyt në detin që një herë e një kohë ishte burimi i pasurisë së tij. Nuk ka ide se si ka ndodhur, por deri në shekullin e tetë qyteti ishte zhdukur. Mund të ketë qënë viktimë e përmbytjeve pas një tërmeti.
8. Zimbabve e Madhërishme, Zimbabve