Forumi Kuq E Zi
Abidos dhe Osirion, 2 mistere në Egjipt Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Abidos dhe Osirion, 2 mistere në Egjipt Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Abidos dhe Osirion, 2 mistere në Egjipt Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Abidos dhe Osirion, 2 mistere në Egjipt Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Abidos dhe Osirion, 2 mistere në Egjipt Abydos10

Një nga qytetet e lashta të Egjiptit të Sipërm është edhe Abidos. Në kohët e lashta njihej me emrin Abdu, "kodra e simbolit ose mbajtësja e relikeve ", në të cilën ruhej koka e shenjtë e Osirisit. Grekët e quanin këtë vend Abidos.

Egjiptianët e lashtë besonin se varri i Osirisit, "Zoti i të Vdekurve dhe Botës së Nëndheshme", ndodhej në Abidos. Qyteti vetë ka qënë qendër për shumë tempuj të kohës.

Abidos dhe Osirion, 2 mistere në Egjipt Tempul10

Ndërtesa e cila qëndron ende në këmbë është tempulli i Setit I dhe njihet si Tempulli i Madh i Abidosit. Gdhendjet në këtë tempull të magjishëm janë të një cilësie të rrallë në të gjithë Egjiptin. Vetë ndërtesa është unike në arkitekturë dhe ka formën e gërmës "L" kokposhtë. Gjithashtu mban listën më të plotë të mbretërve dhe perëndive.

Tekstet e piramidave përshkruajnë konceptet e para të një jete të përtejme si një udhëtim të pafundëm me perëndinë e diellit mes yjeve. Mes këtyre teksteve të ritualeve të vdekjes, në fillim të distanisë së 4-ët gjendet fjalia "Një dhuratë që jep mbreti dhe Anubis". Deri në fund të dinastisë së 5-të kjo fjali në të gjitha varret ndryshon dhe shkruan "Një dhuratë që jep mbreti dhe Osiris".



Tempulli ka 7 faltore të dedikuara 7 zotave : Osiris, Isis, Horus, Amon Ra, Ra HorAkhty, Ptah dhe Seti I si një mbret i fyer. Në këtë të fundit gjenden një nga pllakat e pikturuara më të mirëmbajtura dhe teskte të dinastisë të 18-të.

Gjithashtu aty gjenden edhe 7 kishëza për të adhuruar faraonin dhe hyjni kryesore. Prapa tempullit gjendet një strukturë enigmatike e njohur si Osirion-i e cila mendohet të jetë e lidhur me adhurimin e Osirisit dhe që me shumë mundësi të çonte në Hipogjeumin për festimin e mistereve të Osirisit.


Abidos dhe Osirion, 2 mistere në Egjipt Osirio10

Abidos dhe Osirion, 2 mistere në Egjipt Osirion%20hieroglife

Në vitin 1848, një ekspeditë arkeologjike në Egjipt zbuloi hieroglife misterioze në tempullin e Setit të parë të cilat thuhet se tregojnë për pajisje teknologjike moderne si një helikopter, një nëndetëse, një zepelin dhe një deltaplan. Më mbresëlënësja është figura e helikopterit i cili ngjason me ato që sot i quajmë si "vinçat e ajrit", të cilët përdoren për të ngritur objekte si kontenierë apo pajime të rënda ushtarake.

Abidos dhe Osirion, 2 mistere në Egjipt Lulja-e-jetes-g

Tek Osirion-i, në strukturën e saj është edhe "Lulja e Jetës", një figurë e gdhendur 6 000 vjet më parë. Kjo pjesë e tempullit ka qënë nëntokësore. Muri verior i tempullit të Setit ishte e dedikuar me pasazhe nga "Libri i Portave" , jeta e përtejme dhe ringjallja. Këto dhoma, dikur të nëndheshme, janë nga më të lashtat e rrënojave egjiptiane. Simboli i Lules së Jetës është e gdhenur me përpikmëri lazeri në blloqe graniti të cilat vetë sot nuk jemi në gjendje ta replikojmë.


Abidos dhe Osirion, 2 mistere në Egjipt Blloqe10

Përmasat e stërmëdha të blloqeve të kuqe të granitit dhe të kollonave të përdorura në ndërtimin e tij ngjasojnë me strukturat e gurëve të stërmëdhenj të Mbretërisë së Vjetër, si Tempulli i Luginë dhe Tempullit të Sfinksit. Disa nga blloqet më të mëdha të gurëve peshojnë deri në 100 ton. Holli qëndror është i ndërtuar me gurë të thjeshtë por ka 10 kollona me granit të kuq secila 2.6 metër në diametër të cilat mbanin blloqet masive të tavanit. Osirioni është më i vjetër se vetë tempulli, ky i fundit është ndërtuar rreth vitit 1300 para erës tonë, me disa mijëra vjet. Ky tempull u ndërtua si një simbol i afrimitetit që kishte Seti me Osiris dhe ka në të një sarkofag por vetë Seti nuk është i varrosur këtu.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons