Statuja e Unitetit që planifikohet në Gujarat të Indisë, do të jetë më e larta në botë
Narendra Modi starton projekt për të ndërtuar shtatoren e ministrit të parë, Sardar Vallabhbhai Patel.
Një projekt i madhërishëm për ndërtimin e statusë më të lartë në botë ka krijuar polemika intensive politike në Indi, nga udhëheqësit nacionalist hindu prej të cilëve kandidati kryesor është i opozitës për kryeministër në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.
Statuja – që do të emërohet si “Statuja e Unitetit” – do të jetë e themeluar nga një beton i thatë në kornizë çeliku, dhe do të përzihet me një “bronzë të artë”. Ashensorët super të shpejtë, do tu mundësojnë vizitorëve që ta vëzhgojnë këtë statujë prej brenda kokës me një pamje panoramike të rrethinës së vendit.
Nën statunë do të ketë për vizitorët vende tri katëshe që ata të mund të shohin e të shijojnë, duke përfshirë muzeun, akuarium, dhe atraksione të tjera turistike. Finansuesit e projektit theksojnë se kjo do të përfundojë për katër vite. “Bota e ka patjetër të kthejë vëmendjen kah India kur do ta dinë se ky vend e ka statunë më të lartë në botë”