Anija misterioze e Google-it për të cilën të gjithë heshtin
Anija misterioze e Google-it për të cilën të gjithë heshtin
Rojet bregdetare të SHBA-së ditën e mërkurë e vizituan anijen misterioze të Google, e cila gjendet në San Francisco, mirëpo agjencioni nuk zbuloi asgjë në lidhje me inspektimin e anijes.
Google poashtu refuzoi ta konfirmojë ndërlidhjen e saj me këtë anije dhe tre të tjera, ndërsa më së paku një prej të punësuarve në Gardën Bregdetare është dashur të nënshkrojë një marrëveshje konfidencialiteti me gjigandin e internetit, shkruan “Reuters”. Këtë marrëveshje konfidencialiteti për sekret duhej ta nënshkruante edhe inspektori që kishte inspektuar anijen.
Anija 76 metra e gjatë është në pronësi të kompanisë “By and Large” e Wilmington-it, mirëpo synimi e qëllimi themelor i saj mbetet sekrete.
“CNET” që më herrët shkroi se kjo mund të jetë një qendër lundruese e të dhënave, ndërsa pastaj me nëntekst e nxjorrën që bëhet fjalë për një qendër ku do të promovohen syzet “Google Glass”.