SAKRIFICAT E PRINDIT: NE PUNE ME TE BIJEN 1-MUAJSHE!
Një baba indian detyrohet të marrë fëmijët e tij një-muajsh në punë, sepse pas vdekjes së të shoqes në lindje nuk ka asnjë vend ku mund të lërë foshnjen. 38-vjeçari Bablu Jatav, nuk ka asnjë person që mund ta ndihmojë dhe është i detyruar të punojë si taksist me biçikletë, për të fituar bukën e gojës për veten dhe fëmijën e tij.Për të mbajtur të bijën e sapolindur, babai i devotshëm përshtati disa lecka, të cilat e lejojnë ta mbajë fëmijën në qafë, por për siguri, ai është mësuar që t’i japë biçikletës me një dorë, për të mbajtur me tjetrën fëmijën.
”Gruaja ime ndërroi jetë pas lindjes. U përpoqëm 15 vjet për të pasur fëmijë dhe ajo ishte aq e lumtur kur mbeti shtatzanë, por nuk mundi të mbijetonte. Jam shumë i hidhëruar, por edhe i lumtur që të paktën tani kam vajzën”, deklaroi Jatav për mediat e vendit të tij.