Dhjete tipat qe nuk duhet ti keni ne Facebook
Nëse keni hamendje nëse duhet dikë la largoni nga lista e miqve nga profili juaj në Facebook, sepse prania e tij ju sjell në situata të pakëndshme apo thjeshtë ju nervozon, ne mund t’ju ndihmojmë.
Ja dhjetë tipat që (s')duhet t'i keni në Facebook. Sociologu me famë botërore Metan Gibson ka përshkruar situatat në të cilat do të ishte mirë që ju të mos ndani kërkesa miqësore, e këto janë:
1. Nëse bëhet fjalë për prindërit tuaj – sepse ekziston mundësi e madhe e kritikimit sa herë që në Facebook vendosni ndonjë foto apo koment të turpshëm.
2. Nëse bëhet fjalë për ish të dashurin apo dashurën tuaj – edhe pse tingëllon bukur se edhe pas ndarjes keni raporte të mira, kujt i nevojitet që ish i dashuri apo e dashura të di çdo hap tuajin?
3. Nëse bëhet fjalë për dikë që nuk e njihni – situata është mjaft e qartë.
4. Nëse bëhet fjalë për dikë të cilin në jetën reale as që do ta përshëndetnit – të ashtuquajturit ‘miq’ të cilët në realitet nuk janë, ndërsa kur i takoni në rrugë as që i përshëndetni.
5. Nëse bëhet fjalë për dikë i cili pandërprerë ju thërret në ndonjë ngjarje – kjo mund të jetë mjaft mundimshme, por nuk u nevojitet!
6. Nëse bëhet fjalë për një çift të sapo dashuruar, i cili nuk ndalet së dërguari statuset e tij të dashurisë nga minuta në minutë.
7. Nëse bëhet fjalë për dikë që ju ‘pushton’ me disponimin e tij depresivë dhe statuse të ‘errëta, të ashtuquajtur persona negativ – ky është ai lloji i njerëzve që urren absolutisht gjithçka, përveç Facebook-ut.
8. Nëse bëhet fjalë për dikë i cili pandërprerë ju dërgon ftesa për lojëra dhe kuize idioteskë – për një ‘mik’ të tillë, çdo fjalë është e tepërt.
9. Nëse bëhet fjalë për dikë të cilin tashmë disa herë e keni bllokuar, ndërsa edhe më tutje insiston në miqësi me ju.
10. Nëse bëhet fjalë për dikë për të cilin nuk doni që të ketë afrim në botën tuaj private – si shefat, kolegët nga puna, e të ngjashme.