Lendet Kimike Siriane !
Sarina është një substancë kimike luftarake. Emërimi sistematik është Metil-fluor-fosfonacid- isopropyl-ester. Formula kimike është CH3P(O)(F)OCH(CH3)2. Emrin e saj trivial e ka nga zbuluesit e saj: Schrader, Ambros, Rüdiger dhe Linde.
Sipas OKB dhe rezolutës së saj 687 sarina është armë kimike për shkatërrim në masë të gjerë.
Prodhimi dhe përdorimi i saj është ndaluar që nga viti 1993 në bazë të konventës për përdorimin e armëve kimike.
Vetitë Kimike.
Struktura dhe aktiviteti biologjik i sarinës janë të ngjashme me shumë insekticide në përdorim si malathion, po ashtu me aktivitetin biologjik të karbamateve që përdoren si insekticide siç është sevin, si dhe me medikamentet mestinon, neostigmin dhe antirilium.
Në temperaturë të dhomës sarina është një lëng pa ngjyrë dhe pa erë. Shtypja e saj e lartë e avullimit tregon që ky helm avullon shpejt (36 herë më shpejt se tabun, po ashtu helm i ngjashëm kimik). Po ashtu edhe avulli i saj është pa ngjyrë dhe pa erë. Mund të shtohet koha e ndikimit duke ju shtuar lyra të caktuara ose prodhime të petroleumit.
Afati i përdorimit.
Sarina ka një afat shumë të shkurt të përdorimit, pasi që ajo humb efektin e saj pas një deponimi prej disa javësh apo disa muajve. Afati mund të shkurtohet edhe më shumë nëse substancat që përdoren për prodhimin e saj posedojnë papastërti të shkaktuara nga substanca tjera të shtuara.
Ndikimi.
Si edhe helmet tjera nervore sarina sulmon sistemin nervor të organizmit të gjallë.
Sarina mund të merret në trup nëpërmes të lëkurës dhe frymëmarrjes. Vetëm një mbrojtje e tërësishme e trupit mundet të pengoj marrjen e saj në organizëm. Në trup kjo substancë e bllokon enzimën acetik-kolin-esterazë në sinapsat e sistemit nervor parasimpatik vegjetativ. Kështu vije te rritja e transmetuesit nervor acetilkolinës në sinapsë dhe kështu te një nxitje e përhershme e parasimpatikus.
Simptomat.
Ndikimi dhe simptomat janë të ngjashme me helmet tjera luftarake : tabun, soman dhe VX, por edhe me helmimet me insekticide të ndryshme si me paration (E605).
Varësisht nga doza e helmimit vije te këto simptoma:
• Dhembje të syve, pengesa në pamje, ngushtim të pupilës së syrit
• Pengesa në frymëmarrje dhe ngushtim në gjoks
• Rrjedhje e hundëve,
• Rritje e pështymës
• Rrjedhje e gjakut nga goja dhe hundët
• Vjellje, jashtëqitje e pakontrolluar
• Ngërç dhe tkurrje e muskujve
• Ngritje e temperaturës së trupit
• Humbje kontrolle mbi funksionet e trupit si urinimi, jashtëqitja
• Djersitje e shtuar
• Pengesa në gjumë dhe ëndrra të këqija
• Ndjeshmëri e shtuar ndaj dritës
• Humbje e kujtesës dhe vetëdijes
• Paralizim i trupit
• Koma
• Ndalimi i plotë i frymëmarrjes
• Vdekja
Shumë nga simptomat e larta nëse mbijetohet helmimi mund të mbesin përherë!
Metodat e Mbrojtjes dhe Antipodi
Substancat luftarake nervore janë vdekjeprurëse në dozat më të vogla. Sarina është 500 herë më helmuese se cianidi!
Vdekja mund të pasoj brenda një minute pas gëlltitjes së 0.01 mg/kg peshë trupore në qoftë se nuk jepen menjëherë antipodet : atropina dhe pralidoksima.
Sipërfaqja e sulmit është i tërë trupi. Për këtë arsye ofron mbrojtje vetëm një veshje mbrojtëse e tërë trupit me maskë mbrojtëse të frymëmarrjes. Para një përdorimi luftarak të tyre mund të merren tabletat Oxim.
Pas një helmimi bëhet injektimi i atropinës (helmi i bimës Atropa belladonna), një mjet për zbutjen e ngërçës. Gjatë terapisë së mëtutjeshme e cila zgjatë disa javë duhet të bëhet regjenerimi i enzimës acetilkolinesterazë me anë të substancës pralidoksim (obidoxim). Kjo e fundit duhet të jepet brenda 5 orësh pas helmimit.
Për dekontaminim mund të përdoren mjete oksiduese dhe tretje alkalike, pasi që kështu shpejtohet hidroliza e helmeve nervore luftarake në mjedis bazik. Si mjet kundër helmimit mund të përdoret një tretësirë e përbërë nga sapuni, tretje alkalike, amoniaku ose gëlqerja e klorit. Kryesisht përdoret gëlqerja e klorit për sipërfaqe jo aq të ndjeshme, kurse për ato të ndjeshme përdoren tretje të natriumkarbonatit.
Ku u përdor Sarina gjerë më tani
• Lufta e Dytë Botërore: Edhe pse e posedonin këtë mjet nazistët vendosën mos ta përdorin atë.
• Në vitet e 50-ta ShBA dhe Rusia prodhuan sarinën si mjet luftarak.
• Në vitin 1953 vdiq 20 vjeçari Ronald Maddison, inxhinier i Royal Air Force nga Consett, County (Durham, Angli), pas testimit të sarinës. Maddison nuk ishte i informuar mbi këtë. Atij i thanë se po merr pjesë në një testim të një medikamenti kundër kollit të thjeshtë!
• 1980-88 : Sarina u përdor në luftën e Irakut kundër Iranit.
• Iraku e përdori atë kundër pakicës kurde në mars të vitit 1988 me afro 5000 viktima.
• Gjatë dy akteve terroriste të sektës japoneze Aum (në vitin 1994 në Matsumoto dhe më 1995 në Tokio) u përdor po ashtu ky helm.