Shtohen zerat per mundesine e shkaterrimit te armeve kimike te Sirise ne vendin tone. Nga qyteti i Shkodres, kreu i prezences amerikane ne vendin tone, Aleksander Arvizu, thyen heshtjen dhe flet per mundesine e sjelljes se armeve kimike nga Siria, duke lene te nekuptohet se kerkon angazhim te Shqiperise ne kete drejtim.
“Se pari me lejoni te them qe SHBA eshte vleresuese dhe mirenjohese per poziten e forte qe ka mare qeveria shqiptare per rezoluen e Keshillit te sigurimit te OKB me numer 2218 dhe per programin e eleminimit te armeve kimike te Sirise. U perket kombeve pergjegjesese ku ben pjese edhe SHBA dhe Shqiperia ne menyre qe te gjejme nje menyre efektive dhe brenda kohes per te bashkepunuar per te eliminuar kercenimin qe krijohet prej programit te armeve kimike te Sirise. SHBA dhe Shqiperia jane anetare te NATO-s dhe vetem 26 kombet e tjera kane te njejtin status dhe vertet shpresojme qe rruga e Shqiperise drejt BE-se do te vazhdoje dhe duke punuar se bashku me Shqiperine dhe partneret e tjere qe te gjejme menyre kontributi qofte kjo per te gjetur pajisje, specialist, ekspertize, asistence financiare, te gjitha keto per kercenimin qe shkaktojne keto arme kimike” tha ai.
Keto deklarata ambasadori i SHBA i beri pas nje takimi falenderimi me kryetarin e bashkise se Shkodres ne kuader te perfundimit te misionit te tij ne Shqiperi.
Gjate ketij takimi, kryetari i Bashkise se Shkodres ka falenderuar Ambasadorin e SHBA per mbeshtetjen qe ky i fundit i ka dhene Shkodres.