Pasi përcaktohet se cila nga farat ka cilësitë e dëshiruara, fillon zbërthimi dhe nxjerrja e ADN-së së bimëve.
Në Uzbekistan, Kazakistan dhe Turkmenistan ka hapësira të mjaftueshme dhe tokë të vlefshme për rritjen e të lashtave në shkallë të gjerë. Por ka një problem: uji i lumejve përmban nivele të larta kripe: si kripë gjelle, pra natrium kloridrik edhe sulfate, si squfur. Për shkak të mungesës së rreshjeve në periudhat e thata - që zgjasin madje edhe disa muajve për shekujt të tërë në tokë është depozituar kripë. Prodhimi intensiv i pambukut në kohën e Bashkimit Sovjetik e ka rritur mungesën e ujit dhe zvoglimi i Detit Aral i ka shtuar problemet me tokat e kripura.
Studiuesit e Universitetit të Bonit janë duke u përpjekur tani që të zhvillojnë fara gruri që mund të rriten në kushte të tilla.
Said Dadshani po bën një eksperiment. Në tryezën e laboratorit ka shumë fara gruri që kanë filluar të mbijnë. "Për këtë eksperiment kemi marrë fara dhe i kemi vënë në letër filtër, me ose pa ujë të kripur. Pastaj shohim se sa janë rritur. Gjatësia e rrënjëve, gjatësia fletë, dhe kështu me radhë" - tregon ai.
Dadshani është nga Afganistani dhe punon për kryqëzimin e farave të grurit në Universitetin e Bonit. Ai kryqëzon fara të egra dhe të kultivuara. Farat e egra i përballojnë mirë tokat e kripura, kurse ato të kultivuarat japin më shumë rendiment. Tani nga farat e kryqëzuara në laborator po rriten 160 filizë. Më vonë do të pasojnë të tjerë.
Kolegu i tij Benedict Oyiga është nga Nigeria. Ai ka ndjekur një procedurë tjetër. Ai ka përzgjedhur 150 lloje krejt të ndryshme gruri që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrin. Ai po i kultivon ato në një impiant hidroponik, ku njëra nga kovat përmban ujë me kripë, tjetra ujë të ëmbël.
grure-20
Një eksperiment i tretë po kryehet rreth njëzet kilometra më larg, në Altendorf. Aty studiuesit kanë ndërtuar një çati të madhe prej xhami mbi një fushë. Kjo strehë bën që bimët që janë mbjellë aty të mos lagen nga shiu. Pra studiuesit simulojnë kështu thatësirën. Edhe këtu janë mjellë qindra varietete dhe hibride të ndryshme gruri.
Të tri eksperimente duket sikur ndryshojnë në shikim të parë, por qëllimi i Oyigas, Dadshanit dhe i kolegëve të tyre është i njëjtë: ata duan të gjenjnë se cilat fara e përballojnë më mirë kripën dhe thatësirën.
"Me masim rrënjët, vëllimin e rrënjëve, densitetin, peshën dhe shumë karakteristika që na nevojiten si gjatësia e gjetheve dhe numri i fletëve" - sqaron Dadshani.
Pasi përcaktohet se cila nga farat ka cilësitë e dëshiruara, fillon zbërthimi dhe nxjerrja e ADN-së së bimëve dhe ato dërgohen në laborator. Nga analizat rezultojnë lista të gjata me ngjyra kodesh të ADN-së, që krahasohen me njëra-tjetrën për informacionin gjenetik, pra nëse jan rezistente ndaj kripës dhe thatësirës.
"Secili kromozom ka seksione specifike gjenesh, këto seksione të shërbejë si një shënues për cilësitë e bimëve. Disa gjenden vetëm në disa bimë të caktuara. Ne kërkojmë për sekuenca të caktuara që na duhen për llojin tonë." - tha Oyiga.
Profesor Jens Léon tregon se kërkimi për gjenet është shumë i vështirë, sepse duhen analizuar mbi 100.000 sekuenca dhe segmente gjenetike nga varietetet e ndryshme të një bime.
Grupi studimor që drejton ai sapo është kthyer nga një ekspeditë në Azinë Qendrore, ku kanë provuar llojet e grurit në kushte reale. Ata kanë gjetur aty një lloj gruri, i cili i përballon kushtet e tokave të kripura dhe të thatësirës.
Agim Ballvora, i cili bën pjesë në grupin studimor thotë se kërkimet për farat dhe llojet idale të tyre nuk marrin dot fund, sepse çdo lloj zone dhe klime, ka kushte të ndryshme: "Nuk ka bimë ideale, sikurse nuk ka njerëz idealë, qofshin sportistë, muzikantë, filozofë apo matematicienë. Një bimë mund të jetë e efektshme vetëm në kushte të caktuara."
Dhe ky efektivitet mund të arrihet përmes pasurisë së madhe gjenetike, të cilën e hulumtojnë studiuesit./DW/