Forumi Kuq E Zi
Një kompjuter i thjeshtë vërteton ekzistencën e Zotit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Një kompjuter i thjeshtë vërteton ekzistencën e Zotit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Një kompjuter i thjeshtë vërteton ekzistencën e Zotit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Një kompjuter i thjeshtë vërteton ekzistencën e Zotit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Një kompjuter i thjeshtë vërteton ekzistencën e Zotit Thumb11

Dy shkencëtarë vërtetuan me ndihmën e një kompjuteri, një teoremë lidhur me ekzistencën e Zotit, që e besonte matematicieni Kurt Godel.

Zbulimi i tyre është vërtet mbresëlënës dhe nuk lidhet me besimin e tyre personal tek Zoti, por sesi kompjuterët e bëjnë më të thjeshtë progresin shkencor, shkruan në një artikull për “Spiegel”, David Knight.

“Shkencëtarët vërtetojnë ekzistencën e Zotit”. Ky titull i vendosur në gazetën gjermane “Die Welt”, tërheq vëmendjen, shkruan Knight. Por veç kësaj, ka edhe diçka tjetër. Në realitet, ajo që vërtetuan shkencëtarët, ishte një teoremë që kishte zhvilluar matematicieni i famshëm Kurt Godel.

Lajmi real dhe jo ai bombastik, nuk ka të bëjë me Zotin, por sesi mund të përftohen arritje shumë të rëndësishme shkencore me ndihmën e teknologjisë së përparuar.

Kur Godel ndërroi jetë më 1978, ai la një teori “skandaloze”, e cila bazohej mbi bazat e logjikës modale të lartë që mbështet faktin se duhet të ekzistojë një qenie më e lartë.

Veprimet matematike që përdori Godel në vërtetimin e tij ontologjik për ekzistencën e Zotit, ishin të komplikuara, por thelbi i këtyre veprimeve ishte që “Zoti ekziston”.

Sigurisht që nuk ishte i pari që besoi dhe u përpoq të vërtetonte diçka të tillë. Gjatë shekujve shumë janë përpjekur të përdorin mendimin e lirë për të provuar mundësinë apo detyrimin e ekzistencës së Zotit.

Siç është modeli matematik që zhvilloi Godel, ai sugjeroi gjithashtu dhe një mënyrë për ta vërtetuar këtë ide.

Teoremat dhe aksiomat e tij – supozime të cilat nuk mund të vërtetohen – janë shprehur me ekuacione matematikore. Dhe kjo tregon se në fakt mund të vërtetohen.

Prova e ekzistencës së Zotit me një MacBook


Këtu u bazuan shkencëtarët Christoph Benzmuller nga Universiteti i Lirë i Berlinit dhe Bruno Woltzenloger Paleo nga Universiteti Teknik i Vienës.

Duke përdorur një MacBook të zakonshëm, ata vërtetuan se prova e Godel ishte e saktë – të paktën në nivel matematik, si një mënyrë më e lartë e logjikës modale të lartë.

Titulli i punës së tyre kërkimore ishte: “Formalization, Mechanization and Automation of Godel’s Proof of God’s Existence”.

“Fakti i seformalizimit të teoremave të tilla komplekse mund të bëhet me përdorimin e kompjuterëve dhe hap një zonë të gjerë kërkimesh dhe mundësish”, tha Benzmuller për “Spiegel”.

“Është tronditës pretendimi i Godel se të gjitha këto mund të provohen në rrugë automatike brenda disa sekondave, me ndihmën e një notebook të thjeshtë”, shtoi ai.

Dhe ndërsa emri i Godel mund të mos thotë shumë për shumë njerëz, matematicieni austriak është shumë i famshëm në rrjetin e shkencëtarëve dhe fama e tij është e barabartë me atë të Albert Einsten, me të cilin ka qenë shok i ngushtë.

“Nuk prisja që të shkaktonte kaq shumë interes të publikut, por prova ontologjike e Godel ishte një shembull shumë i mirë dhe diçka e pa arritshme në matematikë apo në inteligjencën artificiale”, shtoi ai duke vazhduar. “Do të ketë dhe fakte të tjera ku mund të përdoret logjikë e ngjashme. Mund të zhvillojmë kështu sisteme informatike që mund të kontrollojnë çdo hap dhe të sigurohemi që ecim në rrugën e drejtë”.

“Një logjikë shprehëse me ambicie”


Dy shkencëtarë besojnë se puna e tyre mund të ketë përshtatje të shumta praktike në fusha të tilla si ajo e inteligjencës artificiale dhe verifikimeve software dhe hardware.

Benzmuller theksoi se ka shumë shkencëtarë të cilët studiojnë çështje të ngjashme. Ai u frymëzua dhe vendosi të merret me këtë çështje nga një libër i Melvin Fitting me titull “Types, Tableaus and Godel’s God”.

Përdorimi i kompjuterëve për të lehtësuar punën e matematicienëve nuk është diçka e re. Matematikani Doron Zeilberg përdor emrin Shalosh B. Ekhad në shkresat e tij shkencore dhe në punët e botuara gjatë dekadës së viteve 1980. Sipas organizatës Simon Foundation, ai përdor këtë pseudonim për kompjuterët që përdor, me qëllim që të vërtetojë teoremat në një kohë të shkurtër, pasi ndryshe do të nevojiteshin koleksione matematikore nga faqja në faqe.

Zeilberger kishte thënë se përdor një “emër njerëzor” për kompjuterin e tij, “për të deklaruar se duhet të njohë edhe simbolikën e kompjuterëve”.

Në fund të fundit, thuhet në këtë shkrim, vërtetimi shkencërisht i fakteve ontologjike të Godel nuk do të pranohet nga ateistët dhe as do të ndihmojë për të ngushëlluar besimtarët, të cilët gjithmonë kanë besuar se ekziston një fuqi e lartë që shkon përtej logjikës.

Për matematicienët që kërkojnë mënyra se si të hapin horizonte të rinj, ky lajm mund të përbëjë një përgjigje për lutjet e tyre.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons