Bëhet miliarder me dy skelete dinozaurësh!
Një fermer do të bëhet super miliarder pas zbulimit të kockave 70 milionë-vjeçare të dy dinosaurëve në fshatin e tij.
Skeleti i dinozaurit "Tyrannosaurus" është i gjatë 11.5 metra, ndërsa skeleti i "Triceratops" është 7.9 metra. Të dy skeletet kanë dalë në ankand dhe pritet të shiten më shumë se dy milionë paund.
Ekspertët thonë se kockat e këtyre dinosaurëve janë impresionuese dhe kushtojnë shumë.
Skeletet janë gjetur në një fermë, në "Hell Kreeck", të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Skeleti i dinozaurit të quajtur "Tyrannosaurus" është konsideruar si një nga 20 skeletet më të rralla të botës, dhe pritet të shitet për 1.4 milionë paund.