Facebook pranon një të vërtetë të hidhur
Rrjeti social më i famshëm në botë Facebook, ka pranuar zyrtarisht se tërheqja e adoleshentëve ndaj këtij rrjeti social ka rënë dukshëm.Në konferencën tresimestrore të mbajtur nga rrjeti social, u pranua edhe rritja e madhe e publiciteteve në Facebook.Gjithsesi theksohet se edhe pse përdorimi është stabël, konstatohet një numër në rënie nga përdoruesit adoleshentë dhe në moshë të re.Ata nuk dinë të japin arsye se pse po ndodh një gjë e tillë, ndërsa shtojnë se nga Facebook risitë tërheqëse nuk do të mungojnë në vijimësi.