9 libra me te frikshem se filmat horrore
Nuk ka asgje me te mire se nje histori e bukur fantazmash. Mund te jete tundues nje film i mire ne prag Halloween-i por, ka edhe disa novela qe mund t’ju mbajne zgjuar per nete te tera. Vetem kini kujdes kur i permendni keto tituj ne publik…
1. Zevendesimi – Brenna Yovanoff
Po sikur te ishit ajo gje per te cilet komshinjte tuaj pershperisin, hija e zeze qe cdokush e ndjen por askush nuk e njeh? Zevendesimi ndodh ne nje qytet ku here pas here, nje femije merret dhe zevendesohet nga nje sozi-hije qe vdes menjehere pasi eshte bere zevendesimi. Gjithe historia tregohet nga prespektiva e nje te zevedesuari qe ne menyre misterioze ka mbijetuar deri ne adoleshencen e vet.
2. Briret - Joe Hill
Kjo novele eshte shkruar nga djali i madh i shkrimtarit Stephen King perpara se te shfaqej filmi. Eshte e provuar qe krijesat me te frikshme te trillimeve nuk jane fantazmat dhe vampirat me teper sesa njerezit qe kane zemerim dhe mjerim, duke u bere te panjohshem.
3. Shperberja e Mara Dyer - Michelle Hodkin
Kur njerezit flasin per cfare superfuqish do te donin te kishin, zakonisht zgjedhin fluturimin, padukshmerine dhe leximin e mendjes. Mara Dyer ka fuqine e frikes dhe zemerimit te saj, dhe fuqine e saj e kupton pasi hyn ne nje dhome me insekte te gjalla te mbyllura ne kafaz, dhe del prej nje dhome me insekte te vdekura.
4. Te perballesh me te pavdekurin - John Ajvide Lindqvist
Lexuesit e sotem nuk e humbasin shansin per te lexuar per zombi-t, dhe fakti qe nje i pavdekur arrin te ushqehet me trurin e njerezve eshte vertet horror. Ajo qe e ben kete liber te vecante eshte dritarja e shpreses qe kane personazhet e librit ndaj te dashurve te tyre ‘te pavdekur’, te cilet mund te mos kene qellim te keq.
5. Vajza me e ftohte e Coldtown - Holly Black
Trillerat me te medhenj bazohen ne frikera reale dhe specifike. ‘The Coldest Girl in Coldtown’ nis ne muajin pasardhes te nje feste tradicionale. Por kur heroina e re zgjohet, ne vend qe te gjeje atje njerez te dehur, gjen njerez te vdekur. Qe prej ketej, historia behet edhe me e frikshme.
6. Pushtimi nga shpirtrat i Hill House - Shirley Jackson
Cka eshte me te vertete dritheruese per Shirley Jackson jane pyetjet qe mbeten pa pergjigje ne mendjen e lexuesve. Ne fund te shumices se ngjarjeve triller, te pakten lexuesi e di se nga cfare te kete frike irracionale me teper. Me kete novele, nuk e dini nese duhet te keni frike nga nje shtepi e pushtuar nga fantazmat apo nga gruaja qe jeton aty ngjitur.
7.Ana e veshur ne gjak - Kendare Blake
Cas ka kohe qe vret fantazma. Eshte nje jete vetmitare, te cilen ai e ka pranuar, derisa takohet me Anen, fantazmen vrastare te nje adoleshenteje te vdekur, e cila deshiron te largohet, por nuk mundet. Ana nuk do te vrase, por duhet ta beje kete. Dhe kjo eshte ajo cka e frikeson me shume Cas-in, jo vetem per shkak te syve te saj te nxire dhe fustanit te gjakosur, por sepse ajo arrin ta beje ate te hezitoje.
8.Tmerri i Amityville - Jay Anson
Ky eshte nje liber tipik qe flet per aktivitetin paranormal dhe nje liber qe duhet lexuar patjeter perpara se te nderroni shtepi, apo t’i afroheni ndonje banese te panjohur. Gjithashtu, ketu mund te gjeni nje loje qe ndodh pas darkes: Sa tmerruese mund te jete nje zhurme, ere apo ze, ne menyre qe t’ju beje te largoheni me vrap?
9.Shtepia e Miss Pergrine per femijet e vecante - Ransom Riggs
Kjo novele arrin te tmerroje – nje jetimore e braktisur dhe nje tragjedi e tmerrshme nuk ka sesi te mungojne ne ngjarje, pasi keto jane edhe elemente mjaft te prekshem te trillerave. Nese e vini ne dyshim aftesine tuaj per te ndjekur copeza tmerruese me imagjinaten tuaj, kini parasysh se mjafton nje foto e vjeter per t’ju garantuar se endrrat tuaja do te pushtohen nga tmerri.