Nokia do te perdore rrufete per te karikuar baterine e telefonave
Rrufete mund te mos bien dy here ne te njejtin vend, por kjo nuk ka rendesi per telefonin tuaj.
Nje grup shkencetaresh nga Universiteti Southampton jane bashkuar me Nokia-n per te eksploruar mundesite e perdorimit te energjise se rrufeve per te karikuar nje telefon celular.
Ju duket e pamundur? Shkencetaret e kane realizuar tashme. Per te krijuar “fuqine e rrufese” per testet e tyre, fillimisht skuadra gjeneroi nje rryme alternative permes nje transformatori.
Me pas, kjo rryme kaloi permes nje hapesire qe ishte rreth 2.5 cm e holle, duke transmetuar 200 000 volt ne formen e nje vetetime elektriciteti. Sinjali u transferua me pas ne nje transformator tjeter kontrolli, prej se cilit u karikua bateria e Nokia Lumia 925.
Grupi i punes shprehet se, teksa kompanite e tjera po eksperimentojne me karikimin pa kabell, ata po perpiqen te gjejne menyra inovative te cilat mund te ndryshojne menyren se si karikojme telefonet ne te ardhmen.
Ata shtojne se qarqet e pajisjeve te Nokia-s jane te afta te stabilizojne sinjalin e rrufese, cka mundeson me pas karikimin e baterise. “Ky zbulim provon se pajisjet mund te karikohen me nje rryme qe kalon permes ajrit.
Ky eshte nje hap i rendesishem drejt kuptimit te perdorimit te forcave natyrore si ajo e rrufeve,” shprehet grupi. Gjithsesi, pritet ende te zbulohet se si mund te perdoret kjo risi ne jeten e perditshme.
Ky kerkim deshmon se nje dite mund ta perdorim energjine e rrufeve per perdorim personal. Pertej saj, imagjinoni perfitimet qe kane rrufete: jane te rinovueshme, te qendrueshme dhe te disponueshme.