Softueri FinFisher përdoret në 11 vende të botës, në mesin e të cilave rradhitet edhe Maqedonia. Kjo është bërë e ditur nga hulumtimi i grupit “Citzen lab” nga Universiteti i Toronto, i cili është publikuar para disa ditësh.
Ashtu sikurse shkruan DW, softueri FinFisher mundëson qasje deri te i gjithë sistemi i shfrytëzuesit dhe ndjekjen e komunikimit përmes internetit citon Zhurnal.
Për shembull, gjithçka çfarë shkruani në tastaturë, qasje deri te të gjithë paswordët e kompjuterit dhe telefonavecelular, aktivizimin e kamerës dhe mikrofonit tuat, dhe e gjitha kjo në mënyrë të fshehur pa e ditur përdoruesi i kompjuterit.
Në raportin “Komercializmi i spiunimit digjital” të cilen lab theksohen arsyet pse ky softuer është i dëmshëm dhe përse zakonisht keqpërdoret nga ana e qeverive për ndjekjen dhe heshtjen e aktivistëve të ndryshëm, të cilët nuk pajtohen me politikën e caktuar të qeverisë, kurse si shembull konkret në këtë raport është theksuar rasti “Bahrein”.
Përgjimi i komunikimeve në Maqedoni është i rregulluar me ligj në vitin 2006. Komisioni i Kuvendit për mbikëqyrjen e masave për përgjimin e kuminikimeve nga ana e MPB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, është autorizuar për të bërë kontrolle nëse shkelet ligji gjatë përgjimit të komunikimeve
Shtrohet pyetja, sa të sigurja janë komunikimet e qytetarëve të Maqedonisë në internet ose me telefon celular!