Kali i mërzitur hipën mbi çati
Mendoni sikur të zgjoheni dhe të gjeni një kal në çatinë e shtëpisë tuaj. Kjo i ka ndodhur të martën e kaluar një familjeje kanadeze në Brunsuik dhe në këtë rast photoshop-i nuk ka asnjë lidhje.
Pat dhe Stephen Downey, që rrisin kuaj garash në fermën e tyre, kanë zbuluar se një prej kafshëve ishte ngjitur mbi garazh. Në disa metra lartësi por aspak i trembur, kali ka shijuar panoramën që ofronte çatia.
Fotoja është bërë nga vëllai i pronarit të fermës, Archie, që jeton po ashtu në një fermë ngjitur dhe që e ka shpërndarë me celular.
Natyrisht, fotoja ka nisur të qarkullojë në web. “Nuk arrinim ta besonim. Mendonim se ishte një fotomontazh”, kanë treguar Pat dhe Stephen për televizionin kanadez CTV.
U desh pak kohë për ta zbritur, por në fund kafsha është kthyer në sallë shëndosh e mirë. Me siguri, thonë dy pronarët, kali është ngjitur duke kaluar nga njëra çati në tjetrën mbrapa garazhit.
“Mendoj se ishte mërzitur sepse shpesh herë rrit vetëm dhe, njësoj si një fëmijë 2 apo 3 vjeç ka hyrë në telashe në kërkim të emocioneve të reja”, ka thënë Stephen Downey.
Për të shmangur që ngjarja të përsëritet dhe që kuaj të tjerë të ndjekin shembullin, çifti ka vendosur një gardh përreth garazhit.