FACEBOOK I PASIGURTE, HAKOHET PROFILI I ZUCKERBERG!
Që Facebook nuk ishte mbretëria e privatësisë kjo tani ishte mësuar, por që të hakerohej dhe profili i krijuesit së këtij rrjeti gjigand, Mark Zuckerberg, kjo është hataja vetë. Këtë e arriti palestinezi Khalill Shreateh, që arriti të publikonte në faqen e krijuesit të Facebook një mesazh privat të Zuckerberg, pa qenë aspak mik i këtij të fundit në këtë rrjet social. Nuk bëhet fjalë për një sulm hakerash, por më shumë një formë denoncimi ndaj një defekti në program ku supozohej se siguronte të dhënat e përdoruesit në profilin personal përkatës. Dhe kështu ky defekt u përdor që të dëgjohej e vërteta dhe të korrigjohej defekti.
Thënë troc, specialistët e mëdhenj u sulën të ndreqnin problemin, por ai që e zbuloi nuk është se mori ndonjë shpërblim. Ai ka dhunuar rregullat e rrjetit social, por të shpresojmë që në vend të ndonjë ndëshkimi, të paktën të fitojë miqësinë me Zuckerberg.