Forumi Kuq E Zi
Gruaja Ruse që njihte sekretet më të mëdha Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gruaja Ruse që njihte sekretet më të mëdha Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Gruaja Ruse që njihte sekretet më të mëdha Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gruaja Ruse që njihte sekretet më të mëdha Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gruaja Ruse që njihte sekretet më të mëdha Gruaja-ruse

Helena Petrovna Blavatsky (12 Gusht ose 30 Qershor 1831 – 8 Maj 1891), ishte dhe mbetet një nga figurat femërore më të fuqishme e ndikuese në historinë moderne të njerëzimit. Ajo artikuloi sekrete okulte e spirituale, të cilave u kishte ardhur koha, për botën në një mënyrë të thjeshtë, korrekte e të kuptueshme nga shtresa e kultura të ndryshme njerëzish. Mjeshtre, shkollare e dijes së lashtë, bashkë me H.S Olcott e Anagarika Dharmapala, ishte edhe shkrimtare e artiste, okultiste, spiritualiste, shkencëtare etj. Në 1857 Blavatsky e Olcott ngritën institutin kërkimor e publikues të quajtur Shoqëria Teozofike, e përkufizuar si “Dija-Religjioni arkaik, doktrina ezoterike dikur e njohur në të gjitha qytetërimet”, me moton “Nuk ka religjion më të lartë se e Vërteta”. Kërkimet e pafundme nëpër shtigje të traditave të ndryshme shpirtërore të botës e çuan atë në publikimin e asaj që njihet magnus opus i saj, Doktrina Sekrete, ku sistemohet esenca e këtyre mësimeve një një sintezë gjithëpërfshirëse. Blavatsky e pa veten si misionare e kësaj dijeje të lashtë dhe një nga qëllimet kryesorë të Shoqërisë Teozofike ishte “të formonte një bërthamë të Vëllazërisë Universale të Njerëzimit, pa dallim race, besimi, seksi, klase apo ngjyre”. Punët e tjera të rëndësishme të Blavatsky janë: Isis Vellozbuluar, Çelësi për në Teozofi dhe Zëri i Heshtjes. Ajo u bë e njohur edhe për shpalljen e një sistemi teozofik të menduari, zakonisht të përmendur edhe si Shkenca Okulte, Tradita Ezoterike, Urtia e Kohërave etj. Thjesht Okultizm ose Teozofi, fjalë që daton nga shekulli 3 i erës sonë, si Sistemi Teozofik Eklektik. Literatura teozofike ka parathënë disa prej zbulimeve të mëvonshme të shkencës moderne.
Tri koncepte themelore
Blavatsky shpjegoi idetë thelbësore të kozmologjisë së saj në Doktrinën Sekrete: “…Para se lexuesi të fillojë, është e domosdoshme që të njihet me disa koncepte themelore që përshkojnë dhe përvijojnë gjithë sistemin e mendimit  këtu. Megjithëse të pakta në numër, përvetësimi i qartë i këtyre koncepteve është kusht për kuptimin e drejtë të asaj që vijon…”
Koncepti i parë është është se ka një të Vërtetë thelbësore, e pakushtëzuar, e padukshme, quajtur edhe “Absolutja”, “Rrënja e Panjohur”, “Realiteti Parësor”, etj. Është e pashkak, e pakohë dhe e papërshkrueshme: Më shumë e Joqënie se Qënie. Megjithatë, gjendje të përkohshme të materies e vetëdijes manifestohen në të, në një shpalosje graduale nga rrallësia drejt dendësisë, e fundmja e së cilës quhet plani fizik. Sipas kësaj pikëpamjeje ekzistenca e manifestuar është “ndryshim gjendjeje”, si rrjedhojë, as pasojë krijimi as ngjarje rastësore. Çdo gjë në univers njihet nga potencialet e pranishme në “Rrënjën e Panjohur” dhe manifestohet me gradë të ndryshme të Jetës (energjisë), Ndërgjegjies dhe Materies.
Koncepti i dytë është “Universaliteti absolut i ligjit të përkohshmërisë, dyndjes dhe tërheqjes, ngadalësimit dhe shpejtimit”. Paskëtaj, ekzistenca e manifestuar është një ngjarje, ndodhi e pandalshme në “plan të pakufishëm”: “lëmi i universeve të pafundëm që shfaqen e zhduken”, secili prej tyre “qëndrueshmërisht si shkak për të paraardhësin dhe pasojë për  pasardhësin, duke vazhduar kështu pamatshëm, por të fundme, periudha kohore.
Lidhur me këtë zgjerohet dhe koncepti i tretë: “Identiteti themelor i Gjithëshpirtmërisë me Sipërshpirtmërinë Universale…dhe udha e detyrueshme për çdo shpirt  – shkëndijë e të parit – përmes Ciklit të Mishërimit (Pashmangshmërisë) në përputhje me ligjin Periodik e Karmik, gjatë gjithë kohës.” Shpirtrat individualë shihen si një bashkësi ndërgjegjeje (Monadët), të cilët janë pjesë e brendshme e një sipërshpirti universal, porsi shkëndijat e ndryshme janë pjeë e një zjarri. Këta Monadë përshkuajnë një proces evolucioni, ku vetëdija shpaloset dhe materia zhvillohet. Ky evolucion nuk është i rastësishëm, por i ndikuar me zgjaursi dhe qëllim. Evolucioni ndjek shtigje të veçanta në përputhje me disa ligje të përhershme, aspekte të të cilit janë edhe ligjet e perceptueshme në rrafshin fizik. Njëri prej këtyre ligjeve është ai i Periodicitetit dhe Ciklimit, një tjetër është ai i Karmës dhe Shkakut e Pasojës.
Ezotericizmi dhe Simbolizmi
Në librin e parë të Doktrinës Sekrete, Blavatsky vijëzon “analogjinë midis ezoterizmit të Arian, Brahman dhe Egjiptian”. Ajo thotë se “shtatë rrezet e Lao, ose Heptakis Kaledean, në gurët Gnostikë pëfaqësojnë shtatë yjet e mëdhenj të Egjiptianëve, Konstelacionin Arusha e Madhe, shtatë fuqitë elementare dhe shtatë Rishitë e Hiduve”. Blavatsky sheh shtatë rrezet e diellit Vedik të perëndisë Vishnu si përfaqësuese të të njëjtit koncept me “rrymën astrale” ose “Drita”e Kabalistëve dhe thotë se shtatë prejardhjet e shtatë sefirotëve më të vegjël janë “shtatë rrezet fillimore”, të cilat “gjenden dhe njihen në çdo religjion”. Teozofia mëson se universi i manifestuar paracaktohet nga numri shtatë, një e dhënë e zakonshme mes doktrinave esoterike, mistike e religjoneve. Pra, “pelegrinazhi” evolutiv zhvillohet periodikisht përmes shtatë cikleve, tre të parat përfshijnë një involucion të qartë, i katërti i barazpeshuar, dhe tre të fundit një zhvillim progresiv.
Sistemi shtatëpalësh
Në këndvështrimin teozofik të gjitha tiparet e përgjithshme të ekzistencës ndjekin një model shtatëpalësh: “Filozofia jonë na maëson se janë shtatë forca kryesore në natyre dhe shtatë plane qenieje, pra shtatë gjendje vetëdijeje, në të cilat njeriu mund të jetojë, mendojë, kujtojë dhe të qenësojë”.
Shtatë planet kozmike
Kozmosi nuk përbëhet vetëm nga plani fizik, i cili perceptohet nga 5 shqisat, por ka arrin deri në shtatë plane ekzistenciale, përbërë prej forma të ndryshueshme materie-energjie, në të cilën plante të tjera vetëdijeje, përveç këtyre që njhen zakonisht, manifestohen. Blavatsky përshkroi planet sipas këtyre gjendjeve të vetëdijes. P.sh., në sistemin e saj, plani material dhe gjendjes konkrete mendore (plani i ulët mendor) klasifikohet i ndryshëm nga plani shpirtëror e i shenjtë i mendjes (plani i sipërm mendor) Teozofistë të mëvonshëm, si Charles Ëebster Leadbeater dhe Annie Besant klasifikuan këta shtatë plane sipas llojit të nënmateries që i përbënte. Derisa të dy planet, i larti dhe i ulëti, ndajnë të njëjtën nënmaterie, shihen si një plan  me dy nënndarje.n Në këtë këndvështrim të mëvonshëm, shtatë planet kozmike përfshijnë (nga shpirtërori te materiali):
Adi (Plani hyjnor, suprem, i cili nuk mund të arrihet nga njerëzit)
- Anupadaka (i palindur, gjithashtu plan hyjnor ku strehohet shkëndija njerëzore, Monadi)
- Atmik (plani shpirtëror i Vetëlartësimit Njerëzor)
- Buddhik (plani shpirtëror i intuitës, dashurisë e dijes)
- Mendor (me ndarje të larta e të ulëta, ky plan lidh shpirtërorin me atë vetjak)
- Emocional (plan vetjak që shtrihet nga dëshirat e ulëta deri në emocionet e forta)
– Plani fizik (plan vetjak me dy nënndarje: i dendur, që shquhet nga 5 shqisat njerëzore dhe një eterik, përtej këtyre shqisave)
 
Shtatë Parimet dhe Trupat
Ashtu si kozmosi nuk kufizohet prej dimensionit fizik, qeniet njerëzore kanë gjithashtu dimensione dhe trupa të përtejshëm. Natyra shtatësore e njeriut përshkrueht nga Blvatsky përmes të tjerash në Çelësi i Teozofisë, në rend zbritës, nga një esencë e mirëqenë e kthjellët (Rreze e Absolutes) deri te trupi fizik Mësimet teozofike për formimin e qenieve njerëzore flasin për dy gjëra të ndryshme, por të lidhura ngushtë: parime dhe trupa. Parimet janë shtatë përbërësit bazë të universit, zakonisht radhitur nga Blavatsky si në vazhdim:
Fizik
Astral (quajtur edhe eterik më vonë)
Prana (ose jetësor)
Kama (shpirti kafshëror)
Manas (mendje ose shpirt njerëzor)
Buddhi (shpirti spiritual)
Atma (Shpirt ose Vetëshpirt)
Këto parime të jeriu mund ose nuk mund të formojnë një ose më shumë trupa. Mësimet e Blavatsky për trubat delikatë ishin pak dhe josistematikë. Nënjë artikull ajo përshkruan tre trupa, ose nëntrupa:
Linga Sharira – ose kopja, hija, turpi astral
Mayavi-rupa – trupi iluziv
Trupi Shkakësor – ena e Epërmendjes
 
Linga Sharira është kopja e padukshme e trupit njerëzor, diku quajtur edhe trupi eterik ose doppelgänger, që shërben si model apo matricë e trupit fizik, i cili përshtatet sipas formës, pamjes dhe kushteve të trupit eterik.  Linga Sharira  mund të ndahet ose projektohet në një largësi të caktuar nga trupi fizik, ku mund edhe të cënohet nga objekte të mprehta. Kur kthehet në kornizën fizike, plaga reflektohet në trupin fizik, fenomen i quajtur “jehonë”. Në vdekje, kalbet bashkë me trupin fizik dhe dekompozohet. Kjo mund të shihet mbi varre si një figurë shkëlqyese e njeriut, gjatë kushteve të caktuara atmosferike.
Blavatsky
Mësimet e Blavatsky flasin për për tre nivele të ndara evolucioni: fizik, intelektual dhe shpirtëror. Ajo konstaton se ka ndryshime në evolucionin shpirtëror të Monadëve (shkëndija hyjnore në qeniet njerëzore), në zhvillimin interlektual të shpirtrave dhe në clësitë fizike të trupave. Këto nivele evolucioni janë të pavarura. Një monad i shumëevoluar mund të mishërohet, për arsye karmike, në një personalitet të vrazhdë. Gjithashtu, një person shumë intelektual mund të jetë më pak i përparuar shpirtërisht se një i pashkollë. Gjithashtu, ajo konstaton se kulturat ndjekin një cikël ngritjeje, zhvillimi, degjenerimi dhe pastaj zhduken. Sipas Blavatsky, ndodh një numër i caktuar rimishërimesh, përtej seksit, kombësisë, fesë dhe veçorive të tjera fizike e kulturore. Në udhëtimin e tij evolutiv, çdo shpirt duhet të lindë në të gjitha kulturat botërore, ku fiton aftësi e nxjerr mësime të ndryshme. Megjithëse ajo deklaron se në këtë pikë të zhvillimin kulturor të ciklit evolutiv, Semitët, sidomos Arabët, janë “degjeneruar në planin shpirtëror dhe perfeksionuar në planin fizik”, gjithashtu konstaton se ka patur mësues rishtarë të urtë mes Çifutëve dhe Arabëve, disa prej tyre edhe mësues të vetë Blavatsky më parë në jetë. Ajo nuk pretendon që nënraca e tanishme, bazuar në rrënjët e racërrënjës Ariane, është e fundmit dhe më e zhvilluara prej tyre. Racat Indo-Evropiane gjithashtu do të degjenerohen dhe zhduken, ndërsa raca e kultura të tjera më të zhvilluara do të zhvillohen në planet: “Kështu, njerëzimi, racë pas race, zhvillon cikëludhëtimin e vet të paracaktuar. Klima do të ndryshojë, ka filluar tashmë, çdo vit tropikal pas tjetrit po lë pas një nënracë, por vetëm për të lindur një racë tjetër më e zhvilluar në ciklin lartësues, ndërsa një seri tjetër grupesh më pak të favorizuara, dështime të natyrës (individë), do të zhduken nga familja njerëzore pa lënë gjurmë. Ky është shtegu i Natyrës nën ndikimin e Ligjit Karmik: i Natyrës së përhershme dhe asaj që gjithëbërë”.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons