Kendveshtrimi i jetes!
Nje nene kishte dy vajza qe i donte pafund. I rriti me mund dhe mendja gjithmone i qendronte tek te bijat, c'benin, ku ishin, a kishin per te ngrene etj etj? Merakosej shume, shume per to. Erdhi dita qe i martoj, te dyja vajzat moren kandidate shume te mire. Burri i vajzes se madhe kishte nje dyqan dhe shiste cadra. Ndersa i vajzes se vogel prodhonte makarona. Vajzat ishin te lumtura, nena jo! Ajo akoma merakosej per vajzat. Sa here binte shi, nena qante per vajzen e vogel qe nuk kishte si te thante makaronat pasi mungonte dielli, dhe sa here qe kishte dielle ajo qante sepse vajzes se madhe nuk i shiteshin cadrat. E shqetesuar shkoj te i dituri dhe i tregoj hallin e saj.
I dituri me nje buzeqeshje ju pergjigj nenes se gjore:- "Ju zonje thjeshte duhet te ndyshoni kendveshtrimin e jetes! Sa here qe te bie shi, gezohuni qe vajza e madhe shet cadra, dhe sa here te kete diell, gezohuni qe vajza e vogel do kete mundesi te thaje makaronat"!
Shpesh here edhe neve na ndodh e njejta gje miq, i komplikojme gjerat pa fund, dhe shohim anen e tyre te erret duke lene anen pozitive ne nje cep ku s'duam ta shikojme! Mos harroni qe dielli eshte gjithmone, madje edhe siper reve......