Derisa Papa Françesku të dielën bëri thirrje për paqe dhe dialog në Siri, presidenti francez, Francois Hollande, tha se ka shumë dëshmi për përdorimin e armëve kimike në Siri. Presidenti amerikan, Barack Obama, po diskuton opsionet e mundshme për ndërhyrje ushtarake, ndërsa Rusia dhe Siria kanë paralajmëruar Obaman të mos e përsërisë gabimin e pararendësit të tij me “luftën ilegale” që do ta ndizte Lindjen e Mesme.
Papa Françesku u lut të dielën në Romë që të heshtën armët që po shkaktojnë dhunë dhe masakra, ndërsa ftoi bashkësinë ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut, e jo luftës.
Nga Damasku pastaj erdhi lajmi se qeveria siriane lejoi inspektorët e OKB-së për të hetuar rastin e përdorimit të helmeve kimike, të mërkurën, gjatë një sulmi në periferi të Damaskut.
“Marrëveshja u arrit sot në Damask midis qeverisë siriane dhe Kombeve të Bashkuara për ardhjen e përfaqësueses së lartë të OKB-së për çarmatim, Angela Kane, në mënyrë që ekipit të udhëhequr nga profesori Ake Sellstrom t’i mundësohet hetimi për përdorimin e helmeve kimike në rajonin e Damaskut”, u tha nga qeveria siriane, duke shtuar se “marrëveshja hyn në fuqi menjëherë".
Çdo veprim ushtarak që do të udhëhiqnin Shtetet e Bashkuara nuk do të jetë “asnjë piknik”, por përkundrazi ndërhyrje që do të “ndizte Lindjen e Mesme”, paralajmëroi të dielën ministri sirian i informacionit, Omran Zoabi.
“Çdo ndërhyrje ushtarake amerikane do të ketë pasoja serioze”, tha edhe aleati i Sirisë, Irani.
"Ne jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë siriane dhe ata përsëris thanë se asnjëherë nuk kanë përdorur armë të tilla çnjerëzore dhe se do të realizojnë bashkëpunimi i plotë me ekspertët e OKB-së që këta njerëz të vizitojnë zonat e prekura”, tha për Press TV ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, pas bisedës me homologen italiane, Emma Bonino.
Por, dyshime nuk ka për presidentin francez, Francois Hollande.
“Janë një grusht prova se sulmi i kryer më 21 gusht në Damask u bë me armë kimike dhe gjithçka tregon se për këtë përgjegjës është regjimi sirian”, ka thënë të dielën Hollande duke kërkuar qasje të plotë inspektorëve të OKB-së që pa vonesë dhe pa kufizime të vizitojnë vendet dyshuara.
Shtetet e Bashkuara po i afrohen “luftës ilegale” në Siri, ka shkruar në Twitter një diplomat rus me ndikim, Aleksey Puhkov, duke paralajmëruar se "kjo luftë nuk do të jetë legjitime dhe se Obama do të bëhet një klon i (paraardhësi të tij, George W.) Bushit”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, herët të dielën tha se forcat amerikane janë të përgatitura për të vepruar kundër regjimit sirian, nëse marrin urdhrin e Obamas.
SHBA-të dhe aleatët e saj janë duke studiuar informacionet nga Siria për të përcaktuar besueshmërinë e akuzave se a qëndron prapa sulmit në periferi të Damaskut - presidenti sirian Bashar al-Assad.
Rusia, një aleat i madh ndërkombëtar i Assadit, që nga fillimi i kryengritjes në Siri më 2011, i vlerësoi “të papranueshme” thirrjet për përdorimin e dhunës kundër regjimit sirian. Moska gjithashtu dyshon në vërtetësinë e pretendimeve të opozitës siriane për sulmin kimik që vrau më shumë se njëmijë njerëz.
Ushtria amerikane sulmoi Irakun më 2003 Iraku dhe përmbysi regjimin e presidentit Saddam Husseinit me arsyetimin se ka armë të shkatërrimit në masë, por arsyeja për luftë në fund doli se bazohej në informacion të pasaktë. /Telegrafi/