Copan eshte nje qytet i lashte Maya, i vendosur ne ate qe ne ditet e sotme eshte Hounduras-i perendimor.
Emri i lashte i qytetit mund te kete qene Oxwitik dhe emblema e tij zyrtare ishte ne formen e nje lakuriqi nate. Zbulimet arkeologjike tregojne qe eshte rimodeluar dhe rindertuar ne menyre te vazhdueshme pergjate nje periudhe prej 40 vjetesh.
I vendosur ne periferine jug-lindore te botes Maya, ketij qyteti i jane kursyer disa luftera qe shkaterruan fqinjet e tij me te medha dhe te vendosur me ne qender. Ne fakt ky qytet ka qene nje prej me shume te populluarve ne Boten Maya dhe njerezit e tij kane ndertuar shume monumente dhe skulptura.
Nder monumentet qe ata kane ndertuar eshte edhe “Temple of the Hieroglyphic Stairway.” Eshte nje strukture ne forme piramide qe ka me shume se 2000 glife qe ndodhen neper 63 shkalle, qe eshte edhe mbishkrimi Maya me i gjate qe eshte njohur deri me tani.
"Duke qene se me e shumta eshte gjetur ne kushte jo te mira, eshte shume e veshtire qe te rindertohet ' - shkruan profesori i Universitetit te Yale Michael Coe ne librin e tij "The Maya".
Nje monument tjeter i rendesishem eshte ndertuar nga Yax Pasah, mbreti i fundit i qytetit, dhe flet per 15 sundimtaret e tjere perpara tij.
K’inich Yax K’uk Mo’ mendohet te kete qene nje i huaj qe ka ardhur ne Copan, dhe per shkak te rrethanave te panjohura, u be mbreti i pare.
Arkeologet kane zbuluar ate qe ata mendojne qe eshte varri i tij. Ne varr jane gjetur mbetjet e nje mashkulli qe kishte qene ndermjet 55 dhe 70 vjec kur ka vdekur, dhe testet e izotopeve, qe mund te tregojne se ku ka jetuar nje person jeten e tij te hershme, tregojne qe ai nuk ka qene nga Copan. Jo shume larg nga ky varr ndodhet edhe nje varr tjeter te nje femre qe duhet te kete qene rreth te 50-ave kur ka vdekur, dhe kjo ka mundesi te kete qene gruaja e tij. Nga testet rezulton qe ajo ishte e zones.
Coe sugjeron qe artefaktet e gjetura neper varret e tyre kane motive te asociuara me Teotihuacan, nje qytet rreth 120 kilometra larg, duke sugjeruar influencim nga atje.
Pergjate 400 viteve, qendra e qytetit ka ndryshuar, me struktura qe jane shtuar, rimodeluar apo rindertuar.
Sheshi i madh duhet te mbante nje pjese te madhe te popullsise te Copan gjate eventeve te vecanta.
Ndertimi i Tempullit ka filluar nga sundimtari i 13 i Copan, dhe eshte mbaruar nga i 15-i.
Nje strukture tjeter kyce, e njohur si "struktura 22" eshte ndertuar gjithashtu nga sundimtari i 13. Qe ne perfundim te shekullit te 19, arkeologet kane germuar me shume se 4000 skulptura nga rreth e rrotull nderteses.
Mbreti i fundit i Copan ishte Yax Pasah, i cili ka mbreteruar ne shekullin e 9 nderkohe qe qeverisja e qytetit u be e paqendrueshme.
Megjithate fundi erdhi shume shpejt. Ne shekujt ne vazhdim Copan u depopullua per arsye per te cilat studiuesit ende jane duke debatuar. Megjithate Copan nuk ishte i vetem ne kete gjendje. Qytete neper te gjithe boten maya ishin duke rene, dhe nje arsye per kete mund te kete qene qe ne thatesire e madhe goditi Maya-net. Copan, ashtu si edhe shume qytete te tjera Maya, u venit.