Një planet i zbuluar së fundmi është fotografuar duke u rrotulluar rreth një ylli afërsisht 300 vite dritë larg Tokës. Marrja e pamjeve të një planeti të panjohur (alien) është e vështirë dhe kjo botë mund të jetë planeti më pak masiv i observuar jashtë sistemit diellor, thonë shkencëtarët.
Një foto e re publikuar nga European Southern Observatory (ESO) përshkruan një gjigant gazi (quajtur HD 95086 b), duke u rrotulluar rreth yllit më të ri (quajtur HD 95086) në rreze infra të kuqe. Ylli është hequr nga imazhi për të lejuar ndriçimin e planetit, siç tregohet në foto.
HD 95086 b u vështrua nga teleskopi ESO në Kil.