Nigeri- Në arratisje si nëpër filma ka ndodhur në Nigeri, pasi disa persona kanë sulmuar një burg dhe kanë bërë të mundur lirimin e 174 personave.
Mediat lokale raportojnë se rreth 30 persona kanë hedhur në herë një pjesë të murit rrethues të burgut Olokuta në shtetin Ondo, dhe më pas kanë depërtuar duke qëlluar me armë zjarri rojet. Për pasojë dy persona humbën jetën.
Aksush nuk e ka marrë përsipër këtë sulm, por autoritetet dyshojnë se pas tij fshihet sektori islamist Boko Haram, pasi ata kanë kryer dhjetra sulme të ngjashme.