Me rrumbullakesine dhe driten e vecante te saj, hena mahnit prej qindra vjetesh jo vetem te pasionuarit pas astronomise, por dhe njerezit e zakonshem qe nuk mund te heqin dore, nga madheshtia e saj, duke i hedhur syte drejt saj edhe pse prej se largu.
Te dielen, ne 23 qershor, hena do ju dhuroje nje spektakel qe nuk duhet ta humbisni dhe do te jete e dukshme nga cdo cep i tokes. Po flasim per Super-Henen apo momentin kur sateliti yne natyral arrin piken me te afert me token duke u shfaqur ne kete menyre, jo vetem pabesueshmerisht e madhe, por dhe me nje ngjyre te vecante ne te kuqe.
Ky fenomen, qe teknikisht quhet Perigeo henor nuk eshte nder me te rrallet, sepse ndodh ne fakt nje here ne vit, por dhuron ne cdo qoshe te planetit tone nje vizion magjik, romantik dhe unik te henes.