A keni qene ndonjehere duke pare nje film dhe te keni vene re qe zeri dhe veprimi te mos perputhen? Tani imagjinoni qe cdo ze te ndodhte keshtu, edhe vete zeri juaj.
Kjo eshte bota ne te cilen jeton PH. Ky eshte rasti i pare i konfirmuar i nje personi i cili i degjon njerezit te flasin perpara se te shohe qe buzet e tyre kane levizur per te folur. Dhe situata e tij po jep nje qasje unike ne menyren se si truri yne lidh se bashku ate cfare degjojme me ate cfare shikojme.
Drita dhe tingulli udhetojne ne shpejtesi te ndryshme, keshtu qe kur dikush flet, te dhena vizive dhe degjimore na vijne ne syte dhe veshet tane ne kohe te ndryshme. Por pavaresisht kesaj, ne i perceptojme ngjarjet sikur ndodhin ne te njejten kohe. Se si ndodh kjo, eshte ende e paqarte.
Nje mundesi per te studiuar kete proces me ne fund erdhi kur 67 vjecari PH filloi te kishte shqetesime pas nje nderhyrje.
"I thashe vajzes 'Hej, ke dy televizore qe duhen rregulluar'.", - kujton ai,.
Me pas PH kuptoi qe ai kishte degjuar zerin e tij, perpara se te ndjente nofullen e tij te levizte. Me pas nje skaner i trurit te tij tregoi qe ai kishte demtime ne zonat qe mund te luajne nje rol te rendesishem ne degjimin, matjen ek ohes dhe levizjen.
Per te hetuar, Elliot Freeman ne City University ne Londer dhe koleget e tij bene nje test. PH-se iu treguan klipe te njerezve qe po flisnin dhe e pyeten nese zeri vinte perpara apo pas levizjeve te buzeve. sigurisht ai tha qe zeri vinte perpara, dhe ne menyre qe ai t'i perceptonte si te njekohshme, ekipi duhet te vinte zerin rreth 200 milisekonda me vone se levizjet e buzeve.
Ekipi me pas beri nje test tjeter me objektiv te bazuar ne iluzionin McGurk. Kjo perfshin degjimin e nje rrokje, nderkohe qe dikush tjeter me levizje buzesh ben nje rrokje tjeter, dhe kombinimi ju ben te perceptoni nje rrokje te trete.
Duke qene se PH i degjon njerezit perpara se te shikoje buzet e tyre te levizin, ekipi priste qe iluzioni te funksiononte kur ata e vononin zerin, megjithate ata mbeten te habitur kur moren rezultatin e kundert; duke e dhene zerin 200 ms me heret se levizjet e buzeve shkaktonte iluzionin, duke sugjeruar qe truri i tij po procesonte shikimin perpara zegjimit ne kete rast.
Freeman thote qe e njejta ngjarje ne boten e jashtme perceptohet nga pjese te ndryshme te trurit tone sikur po ndodh ne kohe te ndryshme. Kjo sugjeron qe, me vend te nje 'tani' e unifikuar, ka shume ora ne tru, dhe qe te gjitha keto ora i masin 'tani-te' e tyre individuale sipas mesatares se tyre.
Ne rastin e PH-se, njera apo me shume prej ketyre orave jane ngadalesiar, duke ndryshuar mesataren ndoshta per shkak te demtimeve.
Tim Griffiths ne Universitetin e Newcastle thote qe nje interpretim eshte shume i veshtire, por teoria e shume orave te Freeman eshte e mundur. Persa i perket Freeman-it mund te kete nje mundesi per ta ndihmuar; Freeman po kerkon nje menyre per te ngadalesuar degjimin e tij qe te perputhet me ate qe ai degjon.