15 Gjëra Që Duhet T’i Bëni Para Se Të Ngeleni Shtatzënë
Ju dhe partneri juaj jeni duke menduar seriozisht për t’u bërë prindër—shkëlqyeshëm! Ky është një nga momentet më emocionuese të jetës suaj dhe duhet të siguroheni totalisht nëse jeni gati për të bërë këtë hap. Këtu janë 15 gjëra që duhet të bëni para se të ngeleni shtatzanë.
Po planifikoni të keni një bebe? Ja 15 këshilla që ju tregojnë se çfarë duhet të bëni gjatë periudhës së shtatzanisë dhe qe ju ndihmojnë të keni një shtatzeni te shëndetshme.
1. Kontrolloni peshën. Të jesh nën peshë ndikon në ovulacion, prandaj përpiquni të fitoni disa kile para se të mbeteni shtatzënë. Jeni mbi peshë? Përpiquni të arrini peshën ideale para konceptimit.
2. Shmangni pirjen e verës dhe duhanit. Të dyja mund të shkaktojnë probleme serioze te fetusi, duke filluar nga problemet kardiake tek ato mendore.
3. Udhëtoni. Ju pëlqen të udhëtoni? Bëjeni para se të keni një shtatzëni, qëndrimi në sedilje dhe fluturimet e gjata bëhen më të komplikuara gjatë shtatzënisë.
4. Shkoni tek dentisti. Higjiena e keqe e gojës, rrit rrezikun për infeksione bakteriale, ç’ka mund të shkaktojë lindje të parakohshme.
5. Vaksinohuni. Viruset e ndryshme (gripe të ndryshme) mund të japin komplikime në shtatzani.
6. Kontrollohuni për sëmundje gjenetike. Nëpërmjet një analize gjaku, ju duhet të kontrolloni nëse jeni mbartëse të sëmundjeve me prejardhje gjenetike. Ju do të ndiheni më mirë nëse do të dini që jeni jo-bartëse.
7. Lyeni shtëpinë. Ju duhet të shmangni kontaktin me toksinat gjatë shtatzënisë siç janë: agjentët e fortë pastrues, bojërat, veçanërisht dekoloruesit.
8. Merrni acid folik. Vitamina B shmang disa rreziqe që mund të shkaktohen gjatë lindjes. Mund ta merrni përmes perimeve të gjelbra, drithërave, etj. Nëse nuk hani sasinë e duhur të ushqimit duhet ta merrni nëpërmjet suplementeve (400mg gjatë konceptimit dhe 600mg gjatë shtatzanisë).
9. Minimizoni përdorimin e kafeinës (jo më shumë se 150 mg në ditë).
10. Mendohuni për gjinekologun tuaj. Jini të sigurta që ju ofrohet një kujdes mjekësor profesional dhe i kujdesshëm.
11. Kontrolloni financat tuaja. Të rrisësh një fëmijë nuk kushton lirë. Sigurohuni për lejen e lindjes nëse jepet apo jo, këshillohuni dhe me prindër të tjerë të rinj, për kostot mesatare.
12. Harrojeni koshin e maces. Gjatë shtatzënisë ju mund të infektoheni prej parazitëve që mund të shkaktojnë sëmundje serioze siç është toxoplasmosis. Pse të mos e bëjë partneri juaj?
13. Bëni kujdes me lyerjen e flokëve. Doktorët rekomandojnë të mos i lyeni flokët deri në fund të tremujorit të dytë, por mundohuni t’i mbani pa lyer sa më gjatë të jetë e mundur.
14. Ndiqni hobby-t tuaja. Disa aktivitete sportive si, skitë, kalërimi, surfing, konsiderohen të rrezikshme gjatë shtatzënisë, prandaj nëse keni ëndërruar ndonjëherë të hidheni me parashutë: Bëjeni tani!
15. Bëni kujdes me ilaçet. Përdorimi i disa drogërave mund të jetë me pasoja për shtatzëninë tuaj.