Ferrara, 29 prill 2012, NOA- Një 40 vjeçar u gjet i vdekur në studion e tij në Ferrara të Italisë me një litar rreth qafës, gjysmë i zhveshur para kompjuterit të ndezur.
Sipas hetimeve paraprake të policisë thuhet se burri mund të ketë gjetur vdekjen si shkak i një loje erotike e cila përfundoi keq, kjo edhe nga adresat e hapura në kompjuter.
Siç raporton noa.al, prokuroria ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në ngjarje, ndërsa është në pritje për tu bërë autopsia.
Trupi i pajetë i burrit u gjet nga e shoqja e cila tha se ai e kalonte pjesën më të madhe të kohës para kompjuterit “duke punuar”.
Me gjithë ndihmën që e shoqja u mundua ti japë dhe ndërhyrjes së mjekëve, për bashkëshortin e ndjerë nuk kishte më ç’të bëhej.