Simon Parkes është i martuar me një tokësore dhe ka tre fëmijë me të. Por 53 vjecari thotë se martesa e tij është duke marrë fund për shkak të lidhjes që ai ka me një jashtëtokësore që ai e quan Cat Queen me të cilën madje ka edhe një fëmijë që e ka quajtur Zarka.
“Kur e zbuloi gruaja ime u nxeh me të drejtë, por kjo nuk është në nivelet njerëzore dhe unë nuk shoh asgjë gabim në këtë mes”, thotë Simon që është një politikan i lartë lokal i laburistëve në këshillin e qytetitWhitby në Angli.
Sipas tij, ai takohet me të dashurën aleiene katër herë në vit ndërsa bëhët në një anije hapësinore aliene e cila vërtitet në orbitë rreth tokës. Simon fton të gjithë që t’i bashkohen një ditë, ta shoqërojnë në gjithë aktivitetin e tij për 24 orë për të kuptuar se nuk “është i cmendur”.
Atëherë natyrshëm ngrihet pyetje: Gënjeshtrat e politikanëve mund të shkojnë deri në atë pikë sat ë trillojnë një gjë të tillë?