Përgjimeve nga ana e Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare nuk i ka shpëtuar as Shqipëria dhe Kosova por më pak se vendet e tjera. Në hartën e publikuar nga gazeta “The Guardian”, Kosova paraqitet e ndarë nga Serbia, por territori i saj është i ngjyrosur me ngjyrë portokalli, ç’ka nënkupton se është përgjuar dhe mbikëqyrur shumë më shpesh nga NSA.
Agjencia për Siguri Kombëtare amerikane, gjatë muajit mars ka përgjuar afro 97 miliardë të dhëna dixhitale në gjithë botën, qoftë në formë të thirrjeve telefonike apo të shkëmbimit të mesazheve. NSA është pjesë e bashkësisë ushtarake informative të SHBA-së, një organizëm i sigurisë amerikane për të cilin nuk ka shumë të dhëna.