Forumi Kuq E Zi
Tre Eksperimentet e Mëdha Tokësore Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tre Eksperimentet e Mëdha Tokësore Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Tre Eksperimentet e Mëdha Tokësore Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Tre Eksperimentet e Mëdha Tokësore Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Tre Eksperimentet e Mëdha Tokësore Orion2w
Shumë kohë më parë, përpara se koha siç e njohim ne të fillonte, ekzistonin themeluesit e Unicersit, shpirtra mjaft të evoluar që kishin përfunduar tashmë disa lojëra universale. Duke qënë Zota krijues, ata vendosën të krijonin një univers të tyrin.

Pasi u mblodhën të dymbëdhjetët së bashku, ata u përballën me pyetjen se cilën “lojë” duhet të zgjedhnin në mënyrë që shpirtrat e krijuar ose të ardhur në këtë univers të ri të mund të evolojnë spiritualisht. Dhe përparimi shpirtëror është ajo çfarë dëshiron çdo shpirt.

Më në fund, pas shumë konsideratash, ata vendosën për lojën e njohur si “ Integrimi i polariteteve”. Kjo lojë është një nga të shumtat që përfshin integrimin e dritës dhe errësirës të zhvilluar nga Krijuesi Hyjnor për të përjetuar gjithçka që Ai/Ajo është.

Tani që zgjedhja e lojërave ishte ndërmarrë, ata e dinin se iu duheshin individë me përvojë në këtë lojë për t’i mbështetur ata në zhvillimin e lojës në universin e ri, individë që do të binin dakord të ishin pjesë e tij dhe të shihnin përtej deri në përfundim të saj.

Kështu themeluesit iu bënë thirrje gjithë shpirtrave në të gjithë universet që kishin mbaruar të paktën një lojë të integrimit të polariteteve. Thirrjes së tyre iu përgjigjën 90 individë, shpirtra tejet të evoluar që kishin përfunduar së afërmi lojën dhe po kërkonin një vend tjetër ku mund të shkonin në mënyrë që të vazhdojnë përparimin spiritual. Ky grup nëntëdhjetësh ishte i përbërë nga 45 Karianë dhe 45 Felinë.

Ata arritën në këtë univers dhe filluan të takoheshin me Themeluesit për të caktuar lojën. Grupi i 90-ve zgjodhi një prej të vetët për t’u ulur në këshillin e themeluesve për të vepruar si një ndërlidhës ndërmjet grupit dhe themeluesve. I zgjedhuri është njohur me emrin Devin. Devin (emri i vërtetë i tij është Devain) ishte patriark i grupit të Felinëve (familjes).

Karianëve iu dha një planet në konstelacionin e Orionit si shtëpia e tyre e re ndërsa Felinëve iu dha një planet në konstelacionin e Lirës për veten e tyre.

Kështu grupi i nëntëdhjetëve u nda dhe shkuan secili në planetin përkatës për të filluar lojën. Karianët do të përfaqësonin errësirën ndërsa felinët do të pasqyronin dritën.

Me kalimin e kohës të dy kishin evoluar forma fizike në të cilat do të mishëroheshin në mënyrë që të ecnin mbi sipërfaqen e shtëpive të tyre planetare. Që të dy vendosën linja të pastra (mbretërore) brenda rracës së tyre gjithnjë e në rritje. Me kohë të dyja u kryqëzuan me forma të tjera jetësorenë shtëpitë e tyre planetare për të krijuar një rracë të re. Dhe më pas, kur kjo rracë e re të bëhej një pjesë e konsoliduar e shoqërive përkatëse, Karianët/Reptilianët arritën në konstelacionin e Lirës dhe kolonializuan një planet fqinj të Felinëve/Humanëve. Duke bërë kështu, ata ishin gati për eksperimentin e parë të integrimit. Ne e quajmë atë “Toka e Parë, Eksperimenti i Madh.”

Eksperimenti i Parë i Madh ndodhi në një planet 3-dimensional të ngjashëm me tokën dhe ishte shtëpia e Felinëve/Humanëve. Ndërkohë që teknologjia e tyre avancohej, Felino/Humanët mësuan se si të krijonin worm holes dhe arritën udhëtim në hapësirë. Shumë shpejt të dyja rracat po udhëtonin poshtë e lart, duke vizituar planetet e njëri-tjetrit.

Dy grupet ishin tani të bashkuar sërish, por me shumë njerëz të rinj, pasardhësit e tyre të përfshirë. Mbas një periudhe kohe ata filluan të përziheshin me dy linjat mbretërore duke u martuar për të krijuar aleanca. Të gjithë kaluan shumë mirë për ca kohë.

Përmes përzierjes së rracave, u formuan rraca të reja dhe shpejt një sistem kastë u zhvillua. Ekzistonte kasta mbretërore, priftërinjtë, shkencëtarët, dhe ushtria. Pjesa e mbetur e popullatës formonte kastën e puntorëve.

Unë nuk jam ende tërësisht i qartë për të gjitha shkaqet që sollën përçarje midis dy familjeve mbretërore që çuan në Luftën e Parë të Madhe Galaktikore, por unë di këtë: një faktor kryesor ishte mungesa e komunikimit që përfshinte disa detaje. Dikush komunikoi me dikë tjetër në lidhje me diçka të caktuar por neglizhoi të përfshinte të gjitha detajet. Më kanë thënë se flitej për një aleancë. Ata nuk ishin plotësisht të qartë mbi detajet e marrëveshjes. Kështu ndjenjat ishin lënduar, duke mbjellë ndjenja mosbesimi dhe më pas filloi të marrë tatëpjetën me Felino/Humanët duke lëshuar sulmin e parë kundër fqinjëve të tyre reptilianë.

Duke u kthyer pak mbrapsht, para Luftës së Madhe Galaktikore, kishte patur disa beteja të vogla midis dy shtëpive por të një shkalle shumë të ulët. Kjo më është thënë kur babai im, Shimbala dhe ati i Jehovait, Kobazar u vranë. Ne ishim të gjithë adoleshentë, ende të patharë prapa veshëve kur prindërit tanë vdiqën. Deri në këtë kohë ne ishim të gjithë shumë afër njëri-tjetrit.
Unë kam risjellë në memorie kujtime të vizitave të Jehovait në shpellën e tij të preferuar duke luajtur me orë së bashku.

Këto kujtime janë të mbushura me ngrohtësi, me ndjenja dashurie. Tani ndërkohë që marrim mantelin e udhëhqjes ne jemi vënë menjëherë përballë kundër njëri-tjetrit deri në një fare mase edhe pse lufta që vrau baballarët tanë ka mbaruar dhe martesa ime me Jehovain është pjesa që vulos aleancën që sjell paqe në familjet tona. Dhe megjithëse një tjetër luftë është gati të shpërthejë, ne nuk luftojmë me njëri-tjetrin, duke u përpjekur të ruajmë lidhjet personale midis nesh jashtë kaosit që vazhdon të ekzistojë rreth e qark nesh.

Toka e Dytë – Pleiades

Drejt fundit të Luftës së Parë Galaktikore, me shkatërrimin e planetit tonë, vëllai im Devin, unë dhe Jehovahu u larguam së bashku me një grup të madh njerëzish në një nga anijet kozmike të fundit të mbetura, Pelegai.

Ne rrjedhimisht u vendosëm në një grup të ri yjesh që më vonë do të njihej me emrin shtatë motrat, Plejadesi. Ne jetuam në këtë anije dhe shpenzuam shume nga koha jonë duke themeluar një koloni në sipërfaqen e planetit. Ne e quajtëm shtëpinë tone të re Avyon sipas shtëpisë sonë fillestare. Ishte një planet i bukur blu, tepër i ngjashëm me atë të kaluarin, me dy diej.

Jeta përparonte ashtu si edhe vetë ne. Qytete po ndërtoheshin, qytetërimet vinin e iknin. Si pasojë ne ua lamë planetin atyre që erdhën me ne. Ne u kthyem në të lashtit për ta, themeluesit fillestar të civilizimit në atë planet. Por si zakonisht, me kohë faktet filluan të shtrembëroheshin aq sa historia e shkruar nuk reflektonte më ngjarjet aktuale.

Mbas disa kohësh ky planet u bë i njohur në univers dhe qytetërime të tjera erdhën për t’u thirrur, disa ishin thjesht kurioze dhe disa me një plan për të pushtuar. Banorët e planetit kishin evoluar deri në shkallën e fluturimeve në hapësirë, pak më shumë se ç’jemi ne tani. Ata ishin të zhvilluar përtej sëmundjeve e pabarazisë shoqërore dhe kishin krijuar një qeveri të unifikuar por gjithashtu një mentalitet si zgjua. Çdokush mendonte dhe vepronte si pjesë e së tërës por në veprimet e tyre nuk shprehnin anën e errët të natyrës së tyre. Ata shprehnin vetëm anën e tyre të dritës dhe kjo ishte norma shoqërore.

Njerëzit ishin bërë të fjetur spiritualisht, të paaftë për të shkuar para për shkak të zgjedhjes së tyre për të shtypur anën e tyre të errët, anën mashkullore dhe përdorimin e tre çakrave të poshtme. Si rezultat ata, në një nivel të pandërgjegjshmërise spiritual thirrën një rracë që ishte e kundërta e tyre për t’i nxjerrë ata nga ky pozicion mbërthyes.

Në fillim kjo rracë erdhi duke folur në paqe por shpejt kuptoi se kishte më shumë për të përfituar nga marrja përsipër e planetit sesa përpjekja për të bashkëpunuar me një rracë njerëzish që ata nuk mund t’i kuptonin për jetën e tyre.

U deshën shumë vite por me kohë axhenda e vërtetë e tyre u shpall nëpërmjet përpjekjeve të një lëvizjeje për të rezistuar. Sapo u perhap fjala dhe të gjitha tentativat për të negociuar kishin dështuar, humanët ndërmorrën sulmin e parë për të larguar këtë rracë nga planeti i tyre. Në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të luftuar me armikun ata ia dolën mbanë të shkatërronin planetin e tyre. Të mbijetuarit shkuan në pjesë të ndryshme të galaktikës dhe si pasojë themeluan koloni në ato planete.

Toka e Tretë - Pleiades ( Toka jonë e sotme)

Kështu ja ku jemi këtu sot, në një proçes tjetër lartësimi. Dy Tokat e para nuk ia dolën dot kurrë deri në ngritje (ashendim). Unë besoj se shumë prej nesh këtu në tokë sot kanë qënë në njërin ose tek të dy eksperimentet tokësore të kaluara. Dhe për shkak të mençurisë që kemi grumbulluar nga eksperiencat tona, ne do të lartësojmë veten tonë, banorët e tokës dhe gjithë planetin.

Çfarë ma mungonte më pare ishte dhembshuria dhe pranimi për qëniet e ndryshme nga ne. Ne kemi mësuar se polarizimi në dritë apo errësirë nuk na lejon ne të ndjejmë keqardhje dhe të ruajmë paqen. Vetëm duke integruar Dritën me Errësirën brenda nesh dhe manifestimet e tyre korresponduese në realitetet tona ne do të jemi të aftë për të përfunduar Eksperimentin e Tretë të Madh me sukses me planetin në takt dhe të gjitha rracat e përfshira më tej përgjatë rrugëve të tyre shpirtërore.

Përktheu: Mikel Zavalani shkëputur nga libri "we are the nibiruans, the return of the 12 planet" të autores Jelajla Starr

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons