Forumi Kuq E Zi
11 shprehje me te rendesishme filozofike Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
11 shprehje me te rendesishme filozofike Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
11 shprehje me te rendesishme filozofike Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
11 shprehje me te rendesishme filozofike Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Fjalë të mençura nga themeluesit më të famshëm të kohërave të filozofisë

“Jeta e pashqyrtuar, është më mirë të mos jetohet”
Besimi
i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë është frymëzuar
pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të
orakullit në Delfi, “Njih vetveten”. Sekreti i vlerës në profecitë e
orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte
kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo
vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes
pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale.
Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes
jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i
famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar. Sokrati ishte një filozof i
lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore.
Burimi
më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni. Dialogët e
Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë
dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e
tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të
tij. Sokrati i përçmon kënaqësitë e shqisave, edhe pse është i
ngazëllyer nga bukuria. Ai është i përkushtuar ndaj edukimit të
qytetarëve të Athinës, edhe pse është indiferent ndaj djemve të tij.
Konsiderohet si themeluesi i filozofisë perëndimore,
dhe është praktikuesi me ndikim më të madh.

“Krijesat nuk duhet të shumohen pa qenë nevoja”
I
njohur ndryshe si “Brisku Ockham”, ideja këtu është se nëse gjykojmë
mes teorive konkurruese filozofike dhe shkencore, meqë gjithçka është e
barabartë, atëherë duhet të preferojmë teorinë më të thjeshtë.
Shkencëtarët flasin për katër forca në univers: graviteti, forca
elektromagnetike, forca e fortë bërthamore dhe forca e dobët bërthamore.
Ockham përpiqet të formulojë një teori unifikuese, një forcë e vetme që
i mbledh që të katra.

“Jeta e njeriut është e vetmuar, e varfër, e ligë, e vrazhdë dhe e shkurtër”

Duke
iu referuar gjendjes origjinale të natyrës, një të kaluare të supozuar
para qytetërimit, Hobbes nuk pa arsye të bëhej nostalgjik. Ndërkohë që
Rousseau tha: “Njeriu ka lindur i lirë, dhe kudo është me pranga”,
Hobbes besonte se ne do ta gjejmë veten duke jetuar një jetë të egër, të
pamundur, pa arsim dhe mbrojtje nga shteti. Ai mendonte se natyra
njerëzore është e keqe, gjuan njeriun në mënyrat më të shëmtuara dhe
zinxhirët e shtetit janë të nevojshme.
“Mendoj, pra ekzistoj”Dekarti e
filloi filozofinë e tij duke dyshuar gjithçka në mënyrë që të kuptojë se
çfarë mund të dijë me një siguri absolute. Edhe pse ai mund të jetë
gabim në gjërat që mendon, po mendon të pamohueshmen. Mbi pohimin se
“unë mendoj”, Dekarti arrin në përfundimin se “ekzistoj”. Duke qenë se
besonte në veten e tij, Dekarti pyet “Kush jam unë?” Përgjigja e tij
është “një gjë që mendon, përbri gjësë fizike të zgjeruar në tre
dimensione”, edhe pse nuk ishte i sigurt në kishte trup.

“Të jesh, është të perceptosh”

Si
idealist, Berkli besonte se asgjë nuk është reale, përveç mendjes dhe
ideve të saj. Idetë nuk ekzistojnë të pavarura nga mendja. Përmes një
linje të ndërlikuar dhe me të meta arsyetimi, ai nxori konkluzionin se
“të jesh është të perceptosh”. Diçka ekziston vetëm nëse dikush ka një
ide për të. Pra nëse një pemë bie në pyll dhe askush s’e dëgjon, as edhe
një ketër, nuk do të kishte pemë. Sipas tij, mendja e Perëndisë
gjithmonë
percepton gjithçka, pra pema gjithmonë do të bëjë zhurmë.

“Jetojmë në botën më të mirë të mundshme”
Novela
më e famshme e Volterit “Candid” satirizon me këtë pikëpamje. Nëse
hidhni sytë rrotull do të habiteni se si dikush e beson këtë. Por Libniz
besonte se para krijimit, Perëndia meditonte për të gjitha mundësitë e
universit dhe zgjodhi të krijojë këtë në të cilin jetojmë, pasi besonte
se është më i miri. Perëndia mund të krijonte një botë pa djallëzi, por
njerëzve do t’u mohoje vullneti i lirë dhe s’do të ishte bota më e mirë
në dispozicion.

“Bufi i Minervës i hap krahët vetëm kur bie muzgu”
Pikëpamja
poetike e Hegelit thotë se filozofët nuk kanë fuqi. Vetëm pas
përfundimin të një epoke mund të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Por
atëherë do të jetë e vështirë që gjërat të ndryshojnë. Vetëm në epokën e
Emanuel Kant (1724-1804) u kuptua natyra e Iluminimit dhe Kanti s’bëri
asgjë për të ndryshuar iluminizmin, por e përjetoi me ndërgjegje. Marx
(1818-1883)ka thënë se “filozofët e interpretojnë botën në mënyra të
ndryshme, e rëndësishme është ta ndryshojnë”.
Kush është i vetëdijshëm për rrezikun e madh që sjell besimi kur e hedh hapin e besimit, ky është subjektivizëm
një skenë nga filmi “Indiana Jones”, Indi arriti në përfundimin se hapi
final i rrugës së tij ishte hapi i besimit. Kjo është teoria e
Kirkegardit për fazat e jetës. Faza përfundimtare, faza fetare, kërkon
një besim pasionant dhe subjektiv dhe jo prova objektive, në fushën
paradoksale dhe absurde. Çfarë është absurdja? Besimi ka shpërblimet e
veta, por nuk është i arsyeshëm. Shkon përtej arsyes.

Perëndia konsiderohet si i vdekur
Këtë
pohim e shprehu me zërin e një personazhi që e quajti “I çmenduri” dhe
më vonë në gojën e një karakteri tjetër “Zarathustra”. Megjithatë,
kuptimi i vërtetë i shprehjes “Perëndia ka vdekur” shpesh ngatërrohet
për një pohim ateist. “I vdekur” është metaforike në këtë kontekst, do
të thotë se besimi në Perëndinë e krishterimit është i lodhur, i ka
kaluar koha dhe në rënie. Perëndia ka humbur si qendra e jetës dhe
burimeve të vlerave. Nietzsche mendonte se ishte para të tjerëve kur e
tha këtë.
“Ka vetëm një problem serioz filozofik, dhe kjo është vetëvrasja”
Zgjidhja
e Kamysë ndaj problemit filozofik ishte të njohësh dhe të përqafosh
absurditetin e jetës. Megjithatë, vetëvrasja mbetet një mundësi nëse
absurditeti është shumë. Për Kamynë, heroi absurd është Sisifus, një
person nga mitologjia greke i cili është i dënuar nga Perëndia të
rrokullisë një shkëmb në një kodër për ta rrëzuar sapo të mbërrijë në
majë.

“Askush nuk mund të shkelë dy herë në të njëjtin lumë”
Herakli
nuk është i vetëm në atë që mendon. Mesazhi i tij është se realiteti
ndryshon vazhdimisht dhe është një proces i vazhdueshëm dhe jo një
produkt i qëndrueshëm. Realiteti është i shpejtë dhe jo i qëndrueshëm.
Në kohët moderne, edhe Henri Bergson (1859-1941) e përshkroi kohën si
një proces që përjetohet. Një orë në radhë është e ndryshme nga një orë
në lojë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons