Forumi Kuq E Zi
Gjeneralët: Po shkatërrohet Ushtria  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gjeneralët: Po shkatërrohet Ushtria  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Gjeneralët: Po shkatërrohet Ushtria  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Gjeneralët: Po shkatërrohet Ushtria  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Tre gjeneralet e shkarkuar se fundmi nga Presidenti Bujar Nishani, Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi kanë lëshuar akuza të forta, ndaj kreut të shtetit, ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe kryetarit të Komisionit të Sigurisë.

Ata kane argumentuar se dekreti per shkarkimin e tyre dhe 30 per qind te gjeneraleve eshte i paligjshem. Ata thane se ne te njejten menyre eshte vepruar edhe per qindra ushtare profesioniste.

"Ne mendojmë se Presidenti i Republikës ka shpërfillur jo vetëm ligjin, por edhe vendimet e formës së prerë të Gjykatës, e cila ka shpallur si të paligjshëm lirimin e disa gjeneralëve të Forcave të Armatosura nga Presidenti i Shqipërisë, në një praktikë të ngjashme të realizuar vetëm para disa kohësh. Vendimi i Presidentit vetëm për të liruar gjeneralët nga detyra dhe mosdekretimi i zëvendësuesve në funksionet përkatëse përbën një precedent serioz. Ngutja për të krijuar vende bosh në strukturën e lartë të komandimit e drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura është e pajustifikueshme", tha Sandër Lleshi.

Zoti Sandër Lleshi tha se shkarkimi i tij ka ardhur pasi 'Forumi Shqiptar i Kanadasë' ka kërkuar lirimin e tij.

"Unë shpreh publikisht dyshimin se autoritetet në fjalë janë motivuar nga propozimi i një organizate integraliste me natyrë të errët, e quajtur 'Forumi Shqiptar i Kanadasë', e cila ka dërguar një propozim publik për lirimin tim nga Forcat e Armatosura me pretendime absurde që lidhen thjesht dhe vetëm me besimin tim katolik", tha Lleshi.

E ndersa vendet e ketyre gjeneraleve jane ende bosh, duke sjellë edhe rrezik per sigurine kombetare, vendimi per shkarkimin e tyre eshte marre pas nje shkrese qe mban daten 25 mars, te vitit 2012 qe gjenerali Sander Lleshi ka derguar prane Komisionit te Sigurisë Kombëtare dhe ku theksohet se nuk ka ende nje strategji kombetare per Forcat e Armatosura dhe ende nuk eshte miratuar Ligji per Gradat.

"Testi i gradimit bazohet në një ligj të vjetër dhe ndërkohë të dëmshëm për Forcat e Armatosura. Rekrutimi, emërimi dhe lirimi i personelit ka degraduar në një proces krejtësisht arbitrar, personal dhe jotransparent. Pasojë e këtij sistemi janë shumë emërime pa asnjë kriter profesional dhe dekurajim i personelit cilësor dhe me integritet", tha Lleshi.

Ne deklaraten e tyre ata kane argumentuar se Forcat e Armatosura te Shqiperise po vuajne jo vetem nga emerimet dhe shkarkimet e njeanshme, por edhe nga nje fryrje artificiale e radheve te Ushtrise, te cilat kane mungesa ne uniforma dhe ne automjete.

Gjendja, por edhe trajtimi i Forcave te Armatosura u tha ne deklarate eshte krej ndryshe nga imazhi mediatik qe paraqitet e per te cilin harxhohen miliona. Rekrutimi dhe lirimi i personeli behet permes vendimmarrjeve personale dhe pa kritere profesionale.

Ministria e Mbrojtjes: Shkarkimet të Ligjshme

Por në një reagim të sajin, Ministria e Mbrojtjes i cilëson të pabaza akuzat e tre ish-gjeneralëve dhe thotë se shkarkimet e tyre janë të ligjshme.

“Për lirimin e gjeneralëve nga detyra është zbatuar me përpikmëri kuadri ligjor. Akuza për diskriminim mbi bazë fetare është e papranueshme dhe absurde, pasi Forcat e Armatosura do të mbeten një institucion laik. Me dekretin e presidentit, shkarkimet janë bërë në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes.

/ Top Channel

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons